Zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Koçijançiç i ka dërguar një mesazh të fortë kreut të PD, Lulzim Basha në ditën e tretë të protestës.
Duke folur për TVSH-në, Koçijançiç u shpreh se KE është kundër bojkotit të Parlamentit.
Ajo tha se KE mbështet vetëm debatin politik në Parlament dhe jo atë jashtë tij që vetëm përkeqëson klimën politike. “Për ne, debati politik duhet të zhvillohet brenda parlamentit dhe jo jashtë tij. Polarizimi i mëtejshëm i arenës politike do të ishte vetëm kundër-produktive për ambicjen e Shqipërisë për t’iu bashkuar Unionit Europian, madje edhe për avancimin në rrugën e saj europiane”, deklaroi ajo.
(M.D/ Shuplaka)