Kryetari i komisionit parlamentar për Marrëdhëniet me Jashtë në Parlamentin Evropian David McAllister ka njoftuar se ditën e nesërme më datë 22 Qershor, do të diskutohet për situatën aktuale në Shqipëri.
Mësohet se çështja e Shqipërisë është vendosur në rendin e ditës për punimet që do tqë zhvillohen nesër ku në pikën 10 është dhe shkëmbimi i ideve rreth situatës aktuale vendin tonë.
Gjithashtu ai vuri në dukje shqetësimin e tij, rreth faktit dhe mënyrës sesi u realizua shembja e godinës së Teatrit Kombëtar dhe nenvizoi se shkatërrimi i një trashëgimie kulturore evropiane, përkeqëson edhe më tej perspektivat për dialog dhe kompromis me Tiranën (qeverinë shqiptare).
Discussion about this post