Komisioni Hetimor për CEZ ka marrë informacione për një transfertë të dyshimtë në llogarinë e Shkëlzen Berishës në 2009-ën. Kryetari i Komisionit Taulant Balla sqaron se transferta prej 200 mijë eurosh është kryer më 22 qershor të 2009-ës.
Për këtë arsye, Shkëlzen Berisha do dëshmojë më 27 shkurt dhe këtë e ka konfirmuar edhe vetë ai në Sekretarinë e Komisionit.
“Komisioni Hetimor Parlamentar “CEZ” do te vijoje punen edhe pse PD po bojkoton punimet e Kuvendit. Deshmitari i radhes Shkelzen Sali Berisha ka konfirmuar ne sekretarine e Komisionit do te deshmoje perpara Komisionit me date 27 Shkurt ora 17. Gjithashtu po ne kete date do te kerkohet perseri thirrja me force e deshmitarit Nue Nik Kalaj dhe e deshmitarit Ismail Mulleti.
Nderkohe Komisioni eshte vene ne dijeni nga nje banke e nivelit te dyte ne Shqiperi per nje transferte te dyshimte ne llogarine e shtesatit Shkelzen Berisha me date 22 qershor 2009. Sipas nje prej bankave te nivelit te dyte ne Tirane permes nje transferte te brendshme llogaria ne Euro e Shkelzen Berishes eshte shtuar me 200.000 Euro, e cila mund te jete derdhje nga nje llogari tjeter ose transferte nga nje llogari e nje personi tjeter.
Komisioni ka dyshime se kjo transferte mund te kete lidhje me shumen e terhequr cash nga Nue Nik Kalaj vetem 6 dite me pare ne nje banke tjeter.
Ne llogarite e shtetasit Shkelzen Berisha, te cilat po hetohen nga Komisioni Hetimor ka edhe transferta te tjera ne vlera te medha.
Per kete qellim po hetohet edhe shtetasi Ismail Mulleti, person i cili ka kryer transferta ne drejtim te Shkelzen Berishes. Komisioni kujton se Ismail Mulleti eshte nje nder shtetasit shqiptar te perfshire ne skandalin “Panama Papers”.”, tha Balla. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post