Komisioni Hetimor i Shëndetësisë ka nisur sërish me debate mes opozitës dhe mazhorancës. PS kërkon miratimin e planit të hetimit.
Nga ana tjetër kryetarja Albana Vokshi akuzoi Plarent Ndrecën se po bën përpjekje që të pengojë hetimin. Sipas Vokshit, plani i hetimit miratohet vetëm pasi të mbledhin faktet dhe provat dhe pasi merren informacionet e kërkuara nga institucionet.
Plarent Ndreca: S’duhet të humbin asnjë minutë kohë, të fillojmë nga hetimi. Radha e punës që është propozuar nga unë është që të miratojmë planin e hetimit, pastaj kërkesat për marrje provash. Propozimi i kolegëve të mi që përfaqësojnë mazhorancën, është që pika e parë e rendit të ditës është miratimi i planit të hetimit që të nisim sa më parë hetimi.
Albana Vokshi: Ju keni ardhur për të mos hetuar, për të penguar hetimin. E keni shprehur këtë dhe me komunikimin e djeshëm mes kryetares dhe nënkryetari, duke përdorur edhe gjuhë shantazhuese. As më intimidoni, shtantazhoni, unë do ndjek procedurat parlamentare. Neni 15 pika 2 thotë se ekspertët ligjorë ja raportojnë gjetjet komisionit dhe propozojnë planin e hetimit. Pasi sigurohen të dhënat komisioni miraton planin e hetimeve sipas propozimit të ekspertëve. Pra nis vetëm pasi të mblodhën faktet dhe provat, pasi marren informacionet e kërkuara nga institucionet apo kompanitë private. Në asnjë rast plani hetimor nuk miratohet pa marrë provat e nevojshme.
Nga ana tjeter deputeti i PD-së Saimir Korreshi ka ironizuar se plani që kërkojnë këta, nuk është i plotë. Formatin Tete-a-tete nuk e kishin përcaktuar do e bëjmë podcast apo dhomë rrëfimi.