13:00 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Komisioni Hetimor për sistemin TIMS/ Raporton ish-Drejtori i DSIK-së: Ja si merret certifikata për informacionin e klasifikuar!

10:51 | 15/07/2024
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Komisioni Hetimor për sistemin TIMS/ Raporton ish-Drejtori i DSIK-së: Ja si merret certifikata për informacionin e klasifikuar!

Ish Drejtor i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar, Dorian Tola ka raportuar në Komisionin Hetimor për Sistemin TIMS.

Tola mori disa pyetje nga anëtarët e Komisionit, ndërsa tregoi edhe procedurat si zyrtarët mund të marrin certifikatën për informacion të klasifikuar.

“Ligji është i qartë, një nga kushtet për tu njohur me informacion të klasifikuar është pajisja me certifikatë sigurie të përshtatshme, por kjo nuk do të thotë që në momentin kur emërohesh të kesh certifikatën. Një nga kushtet e tjera është edhe nevoja për njohje. Kjo fillon nga momenti kur emërohesh në detyre. Përveç disa agjencive të inteligjencës që e kanë vendosur në ligjin e tyre që është kusht paraprak për emërimin në detyre pajisja me certifikatë sigurie të gjithë zyrtarët e tjerë, përfshirë edhe ministra pajisjen me certifikatë sigurie pasi emërohen në detyrë”, tha Tola.

Gogu: Kur ju keni qenë në detyrën e drejtorit të DSIKS-së cfarë ndërveprimi keni pasur me sistemin TIMS

Tola: Statusi i sistemit TIMS është një sistem që nuk është i akredituar për trajtuar informacion të klasifikuar. Në këto kushte nuk ka qenë objekt i punës tonë.

Salianji: Kam një pyetje në lidhje me subjektin Ervin Muça që ka ardhur kërkesa për pajisje me certifikatë sigurie. Pse DSIK ka shkelur ligjin duke kthyer përgjigje 8 muaj pas kërkesës, ndërkohë që nuk është ky afati  dhe cila ishte arsye e refuzimit?

Tola: Legjislacioni në fuqi  përcakton që afati për kryerjen e procedurës së verifikimit është 120 ditë, por në pikën vijuese thuhet që ky afat mund të zgjatet kur autoritetit i duhet më shumë kohë për të konkluduar në një vendimmarrje. Nuk është shkelje ligjore. Ne kemi shumë raste të tilla, ku për arsye të nevojës së punës për të marrë një vendimmarrje në interes të qytetarit është dashur të shkojmë përtej afatit 120 ditë. Sa i takon pyetjes së dytë, deri në momentin e lirimit tim nga drejtori ne nuk kemi konkluduar për një vendimmarrje për zotin në fjalë. Nuk e di nëse është marrë një vendim për refuzim apo jo.

Salianji: A keni pasur presion për këtë rast?

Tola: Nuk kam pasur asnjëherë presion për cdo vendimmarrje.

Salinjai: Ligjërisht mund të ketë akses në informacion të klasifikuar cilido zyrtar i shtetit që nuk është i pajisur me këtë certifikatë?

Tola: Ligji është i qartë, një nga kushtet për tu njohur me informacion të klasifikuar është pajisja me certifikatë sigurie të përshtatshme, por kjo nuk do të thotë që në momentin kur emërohesh të kesh certifikatën. Një nga kushtet e tjera është edhe nevoja për njohje. Kjo fillon nga momenti kur emërohesh në detyre. Përveç disa agjencive të inteligjencës që e kanë vendosur në ligjin e tyre që është kusht paraprak për emërimin në detyre pajisja me certifikatë sigurie të gjithë zyrtarët e tjerë, përfshirë edhe ministra pajisjen me certifikatë sigurie pasi emërohen në detyrë.

Etiketa: salianjitims
Pas

PS padit KQZ, shkak zgjedhjet e pjesshme në Himarë

Para

Arrestohet 20-vjeçari i shpallur në kërkim për trafik droge në Durrës

Para
Arrestohet 20-vjeçari i shpallur në kërkim për trafik droge në Durrës

Arrestohet 20-vjeçari i shpallur në kërkim për trafik droge në Durrës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sulmet e SHBA ne Iran, reagon Kremlini: Nuk është planifikuar asnjë telefonatë Trump-Putin

Merr flakë një banesë në Korçë, shkak një rrjedhje gazi. Përfundon në spital pronari

Situatë dramatike në Gazë: ‘’E sigurtë që na kanë harruar’’

Riaktivizohen zjarret në kodrat e Pikurit në Hiramë, nis nderhyrja me helikopter

Në kërkim për grabitje e tentativë vrasje, vihet në pranga 33-vjeçari Erjon Mera, do të ekstradohet drejt Italisë

Blushi publikon dokumentin zyrtar të SPAK: Bie zyrtarisht akuza ndaj Z. Ilir Meta për gjoja lobimin 1 milion USD për foto me Trump. Kështu do bien edhe të gjitha akuzat e tjera

Sulmet në Iran. Albin Kurti në krah të SHBA-ve: Janë aleati ynë kryesor, partneri i pazëvendësueshëm dhe miku special

Shkodër/ Gjendet pa shenja jete një 54-vjeçar në banesë

PD:Monopole dhe korrupsion në menaxhimin e pyjeve dhe kullotave, 800 inxhinierë pyjesh të papunë, ndërsa tenderat i fitojnë ish-zyrtarë të dënuar për afera të ndryshme

Sulmet ne Iran, ambasada e SHBA në Tiranë shpërndan mesazhin e Trump

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.