Komisioni i Disiplinës ka marrë vendimet lidhur me incidentet e shëmtuara që ndodhën të dielën në “Elbasan Arena”, ku u mbajt takimi Partizani-Skënderbeu. Për të dyja klubet është vendosur që të ketë sanksione për tifozët.
Kështu Partizani 4 sfida do të luaj pa praninë e tifozëve ndërsa korçarët 3.
Sanksione do të ketë edhe për dëmtimet që i janë bërë stadiumit të Elbasanit. Sërish të dyja palët do të paguajnë çdo dëm që i është bërë “Elbasan Arenës”.