07:17 | 20/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Komisioni i Dizinformimit, Vëngu: Ndikimi i Rusisë dhe Iranit në Shqipëri, minimal

11:25 | 02/10/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Komisioni i Dizinformimit, Vëngu: Ndikimi i Rusisë dhe Iranit në Shqipëri, minimal

Ministri i Mbrojtjes, Piro Vëngu, ishte sot në një seancë dëgjimore në Komisionin Popullor “Për të koordinuar dhe të gjitha çështjet në institucionet për të luftuar dezinformimin dhe formatin e tjera të huaja në proceset demokratike të vendit”, ku kanë munguar deputetët e opozitës, që vijojnë të bojkotojnë mbledhjet e komisioneve, pas burgosjes së ish-deputetit Ervin Salianji.

Vëngu tha se përballë konfuzionit që krijohet për shkak të ndërhyrjes nga jashtë, përmes formave të ndryshme, përfshi edhe atë kibernetike, Shqipëria ka një strategji përballë sulmeve kibernetike. Por Vëngu tha se kjo çështje duhet të ndahet nga dizinformimi, që mund të bëhet nga palët e treta.

“Dizinformimi është një nga shigjetat në harkun e madh që ne përballemi në botën dixhitale”, tha Vëngu. Ministri i Mbrojtjes tha dizinformimi është një instrument i aktorëve shtetërorë dhe joshtetëror që duan të ndërhyjnë në Shqipëri.

Vëngu tha se Rusia dhe Irani kanë një ndikim minimal nga këto shtete, madje në vendet e Rajonit që janë edhe anëtarë të NATO-s, ndikimi i këtyre vendeve është shumëfish më i lartë se në Shqipëri.

Por sipas ministrit të Mbrojtjes, kjo nuk duhet të ndikojë në uljen e vigjilencës sa i takon këtyre dy vendeve, edhe pse theksoi se edhe për dekada të tjera si Rusia ashtu edhe Irani, sa i takon ndikimit në Shqipëri, do e kenë minimal.

Vëngu u shpreh se është rritur rreziku që mund të shkaktojë ose vijë nga dizinformimi.

Ministri i Mbrojtjes vuri theksin në propagandën që financohet nga vende me influenca malinje, apo vende të caktuara.

Duke dhënë një shembull mbi dizinformimin, Vëngu u shpreh se “në fund të muajit të kaluar, Ambasada e Federatës ruse, nisur nga një festival, deklaroi se kishte akuza të pabaza kundër Rusisë, gjatë festivalit, lidhur me operacionet speciale në Ukrainë. Këtu kemi një shembull shumë të qartë dizinformimi, duke manipuluar opinionin publik”.

Etiketa: iranipirro vengu
Pas

U merrnin qytetarëve kartat e identitetit dhe aplikonin për kredi, arrestohen dy persona në Tiranë

Para

Pritet një sulm tjetër? Izraeli paralajmëron civilët në Libanin jugor: Evakuohuni!

Para
Pritet një sulm tjetër? Izraeli paralajmëron civilët në Libanin jugor: Evakuohuni!

Pritet një sulm tjetër? Izraeli paralajmëron civilët në Libanin jugor: Evakuohuni!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksioni në Tiranë: 20 mijë m² hapësira publike të rikthyera qytetarëve

Tragjedi në Vietnam: Përmbyset anije turistike, 34 të vdekur

Ksamil, dhunohet në sy të pushuesve një 46-vjeçar

Australia mbështetje Ukrainës, i dërgon 49 tanke M1A1 Abrams

Shembja e ndërtesës në Afrikë u mori jetën 34 personave, hetimet zbulojnë se tragjedia mund të shmangej: Vrimat në godinë mbuloheshin me rërë

Zjarri në Belishovë: Situata nën kontroll, por mbikëqyrja vijon gjatë natës

Plagosi 30 njerëz që prisnin jashtë një klubi nate në Los Angeles! Policia: Shoferi u neutralizua nga kalimtarët, njëri e qëlloi me armë

Bilanci i Zjarreve në Shqipëri: 11 vatra ende aktive, punohet në terrene të vështira

I dëbuar dy herë nga Anglia/ 28-vjeçari shqiptar sfidon autoritetet britanike, publikon video rrugëve të Londrës me Mercedezin 80 mijë paund

Kancelari Merz: Dyshoj se Ukraina do të anëtarësohet në BE në 10 vitet e ardhshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.