Komisioni i Ligjeve i jep “OK” kandidaturës së Ilir Metës për President pasi plotëson të gjitha kërkesat kushtetuese dhe ligjore.n
Kandidatura e Ilir Metës është paraqitur nga 23 deputetë. Ky komision i cili është duke u zhvilluar drejtohet nga Vasilika Hysi dhe kandidati Meta në këtë komision ka paraqitur jetëshkrimin, vetëdeklarimin e garantimit të identitetit.
Komisioni ka marrë shkresën e KQZ-së për formularin e vetëdeklarimit të kandidatit Meta. Sipas KQZ-së rezulton se Ilir Meta nuk është në kushtet e ndalimit. Po kështu plotëson kushtin që është mbi 40 vjet dhe kadidatura e tij përmbush kushtet ligjore dhe nuk ka asnjë problem kushtetues dhe do t’i kalojë kjo kandidaturë kuvendit. Sipas komisionit të ligjeve Ilir Meta është kandidat i vetëm për president dhe për këtë të gjithë deputetët janë dakort.
Në raundin e katër për zgjedhjen e presidentit, i cili do zhvillohet sot në orën 17:00 do të ketë votim të thjeshtë sipas rregullores. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post