Zbardhet opinion i Komisioni i Venecias për interpretimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetes së PS-së, Olta Xhaçka.
Në mendimin e kërkuar ndaj Venecias nga Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali për mënyrën se a duhet të votojnë deputetët në një mënyrë të caktuar për vendimet e Gjykatës Kushtetuese, në Venecia thekson se deputetët nuk janë të detyruar të votojnë në një mënyrë të caktuar.
Por në këtë Opinion të Komisioni të Venecias, theksohet se:
“Pajtueshmëria e të gjitha autoriteteve me vendimet e Gjykatës Kushtetuese bazohet në parimin e besnikërisë kushtetuese si element i shtetit të së drejtës. Përputhshmëri e tillë nuk duhet të kushtëzohet me votën e shumicës parlamentare, por është një kërkesë thelbësore e shtetit ligjor.
Kur vendimi i një Gjykate Kushtetuese interpreton Kushtetutën si kufizim të fuqisë vendimmarrëse të Parlamentit, ky i fundit duhet të marrë një vendim në përputhje me gjykimin e Gjykatës dhe të votojë për çështjen e kufizuar të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, dhe jo edhe për mundësinë për t’ia referuar çështjen në Gjykatën Kushtetueses.
Pra, Parlamenti nuk është i detyruar të votojë në një mënyrë të caktuar, por është në gjendje të votojë vetëm për çështje që janë në kompetencën e tij”, thekson Komisioni i Venecias.
Discussion about this post