Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Reformën Zgjedhore, eksperti i Këshillit të Europës, Quentin Reed, ka thënë se Shqipëria duhet të ndërmarrë disa hapa për të siguruar votën.
Reed ka thënë se janë disa skema që përdoren nga partitë politike para votimit për të blerë dhe siguruar vota.
“Të luftohet mendësia e dhënies së votës si detyrim moral për një shërbim që i është bërë ose dhënies së gjërave në shkëmbim në avancë. Sondazhet tregojnë se 20% e shqiptarëve janë përfshirë në tentativa shitblerje vote. Në Shqipëri janë 5-6 mekanizma. Shpërndarja e parave e mallrave në zonat e varfra. Së dyti premtimi për punë në sektorin publik. Fenomen dominant në Shqipëri. Së treti, është pagesa për pjesëmarrje ose jo në votim duke ju marrë kartën e identitetit. Së katërti, përdorimi i skemës së mbështetjes sociale për fushatë dhe blerje vote. Fshirja e borxheve të dritave dhe ujësjellësit është një mënyrë tjetër. Duhet të ndalohet përdorimi i dhënies së shkëmbimeve të ruhet fshehtësia e votës dhe të ndërgjegjësohen njerëzit. ”-është shprehur Reed.
(F.G/Faxweb.al)