01:32 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Komisioni për shkarkimin e Metës, nga 9 shkon në 11 numri i anëtarëve që do të vendosin

17:00 | 08/07/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Maxhoranca dhe opozita e re miratojnë Komisionin e Reformës Zgjedhore. Kush do ta drejtojë

Ndërkohë që deri më tani janë zbardhur emrat e 7 deputetëve që do të jenë pjesë e Komisionit Hetimor që do të ngrihet në Kuvend për shkarkimin e presidentit Meta, burime bëjnë me dije  se numri i anëtarëve të këtij Komisioni mund të shkojë nga 9 në 11.

Faxweb.al mëson se emrat e deputetëve të propozuar nga Rama dhe të miratuar në mbledhjen e grupit janë:

Ulsi Manja kryetar komisioni dhe anëtarët: Vasilika Hysi, Klotilda Ferhati, Bashkim Fino dhe Alket Hyseni. Në Komision pritet që të ketë dhe 4 vende të lira, që do të zihen nga ana e deputetëve të opozitës së re.

Ndërkohë ndryshe nga sa deklaroi 5 ditë më parë, se kërkonte kohë për ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Meta, grupi parlamentar i kryesuar nga Rudina Hajdari ka bërë propozimet për të qenë pjesë e këtij Komisioni.

Dy propozimet e Hajdarit për komisionin me 9 vende janë Alban Zeneli dhe Halit Valteri, të cilëve do tiu bashkohen dhe dy deputetë nga radhët e të pavarurve të dalë nga listat e LSI-së.

Pak ditë më parë opozita e re kërkoi kohë që të plotësonte vendet në Komisionin Hetimor, duke thënë se nuk donte të bëhej pjesë e një përplasje personale mes Ramës dhe Metës, ndërkohë që mbetet për t’u parë qëndrimi që do të mbajë sot.

Komisioni hetimor do të evidentojë shkeljet e presidentit Meta, në rastin e dekretit për shtyrjen e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit, dhe më pas raporti do t’i kalojë Kuvendit.

Ndërkohë burime për Faxweb.al bëjnë me dije se nga 9-të anëtarë që ishte parashikuar të kishte komisioni hetimor për shkarkimin e Metëa, mund të arrijë në 11. Kjo vejn pasi ka kërkuar përfaqësim edhe grupi më i ri parlamentari partive të djathta me kryetar Adriatik Alimadhin!

Në rast se shkeljet konsiderohen të rënda, atëherë mazhorancës do t’i duhen 94 vota për shkarkimin e Metës, çështje e cila do të kalojë më tej në Gjykatën Kushtetuese, e cila mbetet ende jashtë funksionit.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: komisioni hetimorSHKARKIMI I METES
Pas

Zgjedhjet në Greqi, gazetari: E paprecedentë, shqiptarët u kthyhen kurrizin kandidatëve shqiptarë

Para

U sulmuan me armë në krye të detyrës, flet për Fax News Miftari: U afruam për inspektim, ja për çfarë përdoreshin kamionët me…

Para
U sulmuan me armë në krye të detyrës, flet për Fax News Miftari: U afruam për inspektim, ja për çfarë përdoreshin kamionët me…

U sulmuan me armë në krye të detyrës, flet për Fax News Miftari: U afruam për inspektim, ja për çfarë përdoreshin kamionët me…

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kreu i SPAK, Altin Dumani ndjek sfidën Shqipëri-Serbi live në “Arena Kombëtare”

Rey Manaj gabon penalltinë në fundin e pjesës së parë, Shqipëri 0-0 Serbi në Tiranë!

Bie nga kati i 6 i pallatit humbet jetën 14-vjeçari në Yzberisht

TENSION I LARTË/ “Mos hidhni objekte në fushë” – thirrja që ndërpreu për pak sekonda sfidën Shqipëri-Serbi

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho befason me futbollistët, Hysaj e Shehu nga minuta e parë! Sulmi Manaj – Broja

Qëllohet me shishe uji autobusi i skuadrës serbe në Tiranë, tifozët kuqezi i sulen nga pas

“Më shumë se një ndeshje futbolli”, Shqipëri-Serbi në “sytë” e The Guardian

Drejt Shqipëri-Serbi/ Kontrolle të imtësishme në “Arena Kombëtare”, nis hyrja e tifozëve në stadium

SHBA planifikon dhënien e 500 milionë dollarëve për fondacionin humanitar në Gaza

JD Vance për Musk: Është gabim të flasësh kundër Trump, por ai është një djalë emocional

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.