Seanca e sotme e diskutimeve në Komisionin e Sigurisë për kamerat e sigurisë pranë bizneseve, ka përfshirë në replika, deputetët e PD-së, ata të PS-së dhe kryetaren e Komisionit, Ermonela Felaj.
Drejtori i Policisë në Elbasan, Altin Qato, tha se janë ngritur komisione në çdo drejtori.
“Janë ngritur komisionet në drejtoritë vendore. Janë përgatitur 6 akte nënligjore. Drejtoritë vendore hartuan planin e masave. Numri i subjekteve ku do të vendosen masa shtesë të sigurisë pritet të jetë i madh”, tha Qato.
Deputeti i PS-së, Paulin Sterkaj ka ndërhyrë me një pyetje për deputetët.
“Kemi shume raste grabitjesh apo ngjarjesh te tjera, ku autoret jane te fiksuar fare qarte nga kamerat, nderkohe qe policia nuk i kap, ku eshte problemi ketu, neglizhence e policise apo cfare?”- tha ai.
Më pas ka ndërhyrë deputeti i PD-së, Myslim Murrizi i cili ka ironizuar dhe ka pyetur se ku ndodhet kreu i policisë, Rebani Jaupi.
“Na thatë që do vinte të raportonte drejtori Rebani Jaupi, sot ka ardhur dikush tjetër, nuk kam asgjë, por ky që është vetë i komanduar. Rebaniu e ka marrë gradën me urdhër të Tahirit?
Të jeni më serioze ju, të vijë shefi i komisariatit 3 dhe ne e gjykojmë duhet të vijmë këtu, këta çojnë në komision kë të kenë të ngeshëm. Luftën e kriminalitetit po e ktheni në big brother, a do e zgjidhë shtimi i 3500 kamerave gjetjen e tre shefave të shpallur në kërkim për trafik droge, që nuk dimë as adresat.”-tha Stërkaj.
(F.G/Faxweb)