Komiteti i ekspertëve ka propozuar që vendi të hyjë në një izolim të dytë, më të butë se ai i Marsit, që nga dita e mërkurë e kësaj jave, duke vendosur orare të reja për lëvizjen e qytetarëve.
Masat kryesore që do të hyjnë në fuqi që nga dita e mërkurë, janë ajo për kufizimin e lëvizjes që nga ora 22 e mbrëmjes deri në orën 06 të mëngjesit, dhe mbyllja e aktiviteteve të bareve dhe restoranteve në këtë orar.
Mira Rakacolli:
Kemi një vlerë të R në 1.3 (përhapja e sëmundjes nga një person i infektuar), javët e fundit janë konstatuar 174 raste për 100 mijë banorë, në kushtet kur nuk ka mjekim dhe ende nuk ka dalë vaksina, mënyra më e mirë vijon që të mbetet paralajmërimi, duke analizuar rastet, grupet më të prekura, shkaqet e rritjes, Komiteti propozon të merren disa masa:
Masa që ne prpozojmë kufizimi i lëvizjeve nga ora 22:00 deri në orë 06:00
Propozojmë mbylljen e bareve nga ora 22:00 deri në 06;00
Administrata të punojë online nga shtëpia në rastet kur kjo është e mundur
Këto masa do të hyjnë në fuqi ditën e mërkurë, dhe do të zgjasin për 3 javë, ndërsa gjatë kësaj kohe do të shihen nëse do të duhet ndërhyrje shtesë.
Zv.ministrja e Shëndetësisë, dhe njëherësh kryetarja e Komitetit Teknik, tha se qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm në ruajtjen e shëndetit të tyre, pasi rastet janë duke u shtuar në mënyrë të ndjeshme.
(E.K/Faxweb.al)