01:22 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Komiteti Shqiptar i Helsinkit reagon për shkarkimet në burgje: Të rishikohet statusi i personelit

14:36 | 02/08/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ministri Bardhi shkarkon drejtorin e burgut në Korçë, për çfarë akuzohet

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), ka reaguar në lidhje me shkarkimin e drejtorëve në burgje.

Sipas Komitetit duhet të rishikohet menjëherë statusi i personelit në burgje.

”Rregullat standard minimum të Kombeve të Bashkuara, kërkojnë që personeli i burgjeve në të gjitha nivelet, të ketë statusin e nëpunësit civil.

Sipas Rregullave të mësipërme, rëndësi të veçantë duhet t’i jepetkushteve dhe kriterve për rekrutimin e tyre. Ata duhet të kenë nivelin e duhur të arsimit dhe disa njohuri të nevojshme. Para marrjes së tyre në detyrë, ata duhet t’i nënshtrohen një kursi kualifikues dhe në të njejtën kohë, figura e tyre duhet të jetë e pastër dhe e papërlyer”, thuhet ndër të tjera në reagim. 

Reagimi i Komiteti Shqiptar i Helsinkit:

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), ka monitoruar vazhdimisht respektimin e të drejtave të të dënuarve dhe të paraburgosurve. Bazuar në gjetjet dhe përfundimet e këtyre monitorimeve, KShh ka bërë sugjerime për përmirësimin e gjendjes, ndërsa në raste të veçanta ka reaguar edhe publikisht.

 Për KShH-në, është shqetësues fakti që brenda një kohe relaitivisht të shkurtër, janë ndryshuar ose shkarkuar drejtuesit e Institucioneve të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (burgje), Para disa kohësh, Drejtori i Përgjithshëm dhe zëvendësi i tij, u proceduan penalisht dhe u gjykuan për korrupsion.

Edhe shkarkimet në radhët e punonjësve të niveleve të tjera në këtë sistem nuk kanë qenë të pakta. Shkaqet kanë qenë nga më të ndryshmet, të lidhura me korrupsionin, shpërdorimin e detyrës, shkelje të ndryshme ligjore, veprime apo mos veprime që bien ndesh me masat për të garantuar sigurinë, etj.

Vlerësimi lidhur me bazueshmërinë në ligj të lëvizjeve/shkarkimeve të personelit në sistemin e burgjeve i takon gjykatës, e cila vihet në lëvizje me kërkese të personave të prekur. Megjithatë, KShH e shikon këtë çështje në një aspektë më të gjerë. Ne mendojmë se një nga faktorët që ndikon negativisht në paqëndrueshmërinë e administratës së burgjeve, është sistemi që ka të bëjë më statusin e personelit të burgjeve.

Rregullat standard minimum të Kombeve të Bashkuara, kërkojnë që personeli i burgjeve në të gjitha nivelet, të ketë statusin e nëpunësit civil.

Sipas Rregullave të mësipërme, rëndësi të veçantë duhet t’i jepetkushteve dhe kriterve për rekrutimin e tyre. Ata duhet të kenë nivelin e duhur të arsimit dhe disa njohuri të nevojshme. Para marrjes së tyre në detyrë, ata duhet t’i nënshtrohen një kursi kualifikues dhe në të njejtën kohë, figura e tyre duhet të jetë e pastër dhe e papërlyer.

Personeli edhe mbas fillimit të detyrës duhet të trajnohet në mënyrë të vazhdueshme, me qëllim që të garantohet një trajtim human i personave me liri të kufizuar, të cilët duhet të rehabilitohen dhe ri-integrohen efektivisht në shoqëri. Duke marrë shkas nga kjo çështje, kohët e fundit është diskutuar në media edhe kryerja e vettingut për personelin në sektorë të rëndësishëm të administratës publike. Vlen të përmendeet se, vettingu është një proces që është sanksionuar në Kushtetutën e vendit tonë dhe është rregulluar me ligj të veçantë për funksionarët e sistemit të drejtësisë (veçanërisht për gjyqtarët/prokurorët). Ky proces është mbështetur në disa disa garanci që kërkojnë respektimin e të drejtës për një proces të rregullt dhe realizimi i tij nga institucione të pavarura, me funksionarë që gëzojnë integritet të lartë moral e profesional.

Rrjedhimisht, KShH sugjeron që zbatimi i vettingut në sektorë kyç të administratës publike, nëse vlerësohet i nevojshëm, duhet të reflektohet së pari me ndryshime përkatëse në legjislacionin në fuqi dhe duke respektuar të drejtat themelore të shtetasve.

Në këtë mënyrë, edhe besimi i publikut në procesin e vettingut, pavarësisht nga sektori se ku do të kryhet, nuk do të pësonte lëkundje. Për çdo punonjës publik që do i nënshtrohej këtij procesi duhet të ofrohen të gjitha garancitë e nevojshme ligjore dhe institucionale për realizimin tij në mënyrë objektive, të paanshme dhe profesionale. Për KShH-në, vettingu,duke patur parasysh specifikën e sektorit apo të fushës, mund të zbatohet edhe për personelin e Institucioneve të Ekzekutimit të Vendimeve Penale.

(E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: Komiteti Shqiptar i Helsinkitshkarkimet ne burgje
Pas

Gjendet një trup i pajetë në Shkodër, dyshohet se i përket 14-vjeçarit që humbi 4 ditë më parë

Para

Armina Mevlani dhe Eva Murati të njëjtat shije, fustani që i marrosi (FOTOT)

Para
Armina Mevlani dhe Eva Murati të njëjtat shije, fustani që i marrosi (FOTOT)

Armina Mevlani dhe Eva Murati të njëjtat shije, fustani që i marrosi (FOTOT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plani i Izraelit/ Një qytet humanitar për 600 mijë banorët e Gazës, do të ndërtohet mbi rrënojat e Rafah-ut

Urat mbi lumin Ibër, reagon BE: Çdo projekt kërkon koordinim me komunitetet

Etiopia gati për inaugurimin e digës mbi lumin Nil, Egjipti denoncon: Shkel ligjet ndërkombëtare

“Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

Panik në qytetin francez/ Tufa e bletëve sulmon kalimtarët, 24 të lënduar, tre prej tyre në gjendje kritike

Vrasja e studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali, zbulohen mesazhet e ish-i dashurit me miqtë: Ose do kthehet tek unë, ose do ta vras

Balluku: Rritje me 20% e kërkesës për energji në korrik, OSHEE garanton furnizim pa ndërprerje

KAS rrëzon Partinë Demokratike për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqe

Moti i keq përfshin Italinë qendrore dhe veriore, plagosen 2 persona

Alba Kepi: Moti në Itali e ndarë në dy pjesë, alarm për përmbytje në veri dhe temperatura rekord në jug

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.