Një media italiane i ka kushtuar një artikull klimës së biznesit në Shqipëri dhe taksave. “Shumë shpesh dëgjojmë se në Shqipëri, mund të behet një kompani me vetëm 1 euro taksa, por e vërteta është komplet e kundërta dhe për hir të zhvillimit të vendit duhet të sqarohen kushtet reale për investitorët”, shkruhet në artikullin e publikuar.
“Ente Fiera” ka përfunduar një hetim për rreth 239 studio të konsulencës tregtare dhe ligjore në Shqipëri, duke mbledhur fakte për të sqaruar kostot që një sipërmarrës italian duhet të paguajë për krijimin dhe mbajtjen e një kompanie me të drejta si të shqiptarëve.
Promovimi që bëjnë shumë konsulentë se një kompani mund të themelohet në 24 orë me vetëm disa euro, nuk është i vërtetë.
Le ta hedhim poshtë menjëherë mitin, shpenzimet e ngritjes së një kompanie janë mesatarisht shumë të larta dhe kostoja e mirëmbajtjes është shumë herë më e lartë se ajo në Itali.
Koha e regjistrimit të një kompanie në zyrat biznesit varion nga 2 ditë në disa javë, por shpeshherë kjo kohë zgjatet për faktin se dokumentacioni që i bashkëngjitet krijimit të kompanisë vihet në dyshim dhe ndonjëherë refuzohet nga e njëjta zyrë për arsye nga më të të ndryshmet.
Qëllimi kryesor i konsulentëve dhe kompanive këshilluese të biznesit në Shqipëri është që ta mbajë klientin sa më gjatë të jetë e mundur dhe marrë para për gjithçka pa patur përgjegjësinë për rrezikun e biznesit dhe për vështirësitë që përballet sipërmarrësi gjatë jetëgjatësisë së biznesit.
Studimi u bazua në vlerësimin e viteve të para të jetës të një kompanie që vepron në Shqipëri, por suprizat nuk mungojnë.
Në vitin e parë të jetës kostoja e e krijimit dhe mirëmbajtjes së kompanisë është 8450 euro. Në vitet e ardhshme kostoja e mirëmbajtjes zbret në 8,060 dhe nga atje vështirë se lëviz.
Studimi tenton të sqarojë situatën reale që sipërmarrësit po përballen me qasjen e tyre në Shqipëri në sistemin e biznesit.
(J.D/Faxweb.al)