Kompania e fluturimeve “Blue Panorama” vijon vonesat. Në një lidhje telefonike për Faxnews një qytetar nga aeroporti i ”Nënë Tereza”, është shprehur se atij dhe një grupi qytetarësh i është shtyrë fluturimi dy herë gjatë ditës së sotme.
Pavarësisht dëmit asnjë nga përfaqësuesit e kompanisë nuk mban përgjegjësi për vonesat, të cilët me përgjigjen e tyre janë shprehur se është normale pritja nga 3- orë.
“Jemi një grup qytetarësh nisja ishte për në orën 5 është shtyrë për 8:30. Kemi kontaktuar persona nga Blu Panorama të cilat na kanë thënë se nuk është përgjegjësi e tyre. Ata na thonë se nuk është detyra jonë, ndërkohë që jemi një grup qytetarësh që duam ta përdorim si tranzit.
Ata thonë se është normale një pritje 3-4 orësh. Kemi qenë aty deri në orën 5, jam nisur drejt Barit e cila është një pikë tranzite, për të shkuar në vendet e tjera të Euorpës.
Për të shkuar drejt Barit, kam paguar një shumë prej 160 eurosh. Mes këtyre ka edhe çifte me fëmijë të vegjël. Të gjithë qytetarët janë të revoltuar. Njoftimi i parë është një vonesë prej dy orësh. Nuk ka ende asnjë të dhënë për shkaqet e vonesës. Kanë ardhur dy shtyrje një herë njëra pas tjetrës. Nuk na ka dhënë asnjë shkak për vonesën.
Asnjë përfaqësues i kompanisë nuk merr përgjegjësi për akomodim apo qoftë edhe për ushqime.”, tha ai për Faxnews.
(J.D/Faxweb.al)