Durimi i një qytetari në Vlorë ka arritur kulmin pasi është përballur me bllokimin e automjetit të tij nga ana e kompanisë së parkimit me pagesë.
Ai shihet teksa tenton të lëvizë mjetin pavarësisht bllokimit. Kjo ngjarje ka ndodhur përpara godinës së LSI-së në këtë qytet. Mësohet se deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Flamur Çelaj, i ka kërkuar qytetarit që të zbresë nga mjeti.
Kjo është panorama e një situate tensioni e karakterizuar nga përplasjet mes qytetarëve dhe kompanisë së parkimit me pagesë, ku në Dhjetor pati edhe përleshje mes palëve që degraduan në plagosje.
Burime për “Shuplaka” bëjnë të ditur se 98% të fitimeve nga parkimet me pagesë në këtë zonë i merr kompania, ndërsa 2% i kalojnë bashkisë. Ndërkaq, gjoba dhe bllokuesi në rastin konkret janë të pamiratuar.
Kujtojmë se një situatë e ngjashme u shënua pak muaj më parë po në këtë qytet, ku pre ra biznesmeni Eduard Alikaj, i cili mbeti i plagosur pas një konflikti me punonjësit e parkingut që e fyen atë për të mbrojtur aktin e tyre të bllokimit. (XH.A/SHUPLAKA)