22:51 | 09/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kompania GNV lë në pritje qindra pasagjerë në Port. “Çmendet” punonjësi i sigurisë, rreh udhëtarët me tabela sinjalistike (VIDEO)

11:46 | 12/08/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kompania GNV lë në pritje qindra pasagjerë në Port. “Çmendet” punonjësi i sigurisë, rreh udhëtarët me tabela sinjalistike (VIDEO)

Dhjetëra pasagjerë të linjës Bari-Durrës kanë qëndruar me orë të tëra në pritje të tragetit GNV dhe askush nuk u kthente përgjigje për vonesën disa orëshe.

Një qytetare ka denoncuar për ‘Faxweb’ duke u shprehur se pasagjerët kanë pritur mbërritjen e tragetit dhe fillimin e imbarkimit, dhe askush nuk i ka sqaruar për vonesën e cila i la në pritje me orë të tëra. Fëmijë, gra e të moshuar kanë pritur në temperatura të larta për të hipur në traget dhe për të udhëtuar drejt shtetit fqinj, Italisë.

Vonesa dhe dhunë nga stafi

Gjithashtu avaritë e një prej trageteve e shumë të komentuara në Shipëri për shkak të historikut të tij, janë denoncuar në Facebook dhe prej një pasagjeri italian i cili e ka dokumentuar kaosin e krijuar në portin e Durrësit përmes një videoje. Në profilin e Enzo Ricco si dhe të një shtetase shqiptareje janë postuar video  ku shihet një punonjës i sigurimit të kompanisë që përpiqet të godasë pasagjerët e linjës GNV me tabelat e sinjalistikës.

Në komunikimin me bashkëatdhetarët e tij, Ricco thotë se ky është standardi i kompanisë GNV në linjat me jashtë Italisë. “Punonjësi i sigurisë u çmend nga pyetjet e qeta dhe paqësore të pasagjerëve, pasi anija u vonua 8 orë”, i përgjigjet ai interesit të një miku të tij se çfarë po ndodhte në Portin e Durrësit.

Historiku i tragetit të GNV-së
GNV është linjë relativisht e re e tragetit inaguruar nga vetë kryeministri Edi Rama, linjë për të cilën u bë aq shumë marketing. Inagurimi i linjës së trageteve GNV u bë me datë 31 korrik 2015 ku kompania italiane e trageteve GNV (Grandi Navi Veloci) do të fillonte të lundronte në Linjën Durrës-Bari.

Gjatë inagurimit inxhinieri Martinelli CEO i kompanisë GNV  nuk tha asnjë fjalë për sigurinë teknike të mjetit lundrues (safety, sicurezza tecnica) deri në atë moment të quajtur “Raphsody”. Problemet e sigurisë së lundrimit të tragetit kanë rëndësi jetike për pasagjerët duke pasur parasysh historinë e tij, veçanërisht aksidentin e rëndë, që pësoi ky traget në portin e Marsejës. Çuditërisht, ing. Martinelli foli vetëm për punime modernizuese dhe rinovuese në traget jo për riparime të dëmeve jashtëzakonisht të mëdha që kishte pësuar trageti në aksidentin e Marsejës.

Historia e aksidentit

Trageti “Napoleon Bonaparte”, më pas “Rhapsody” në natën e 27-28 tetorit 2012 pësoi një aksident të rëndë. Gjatë një stuhie të fuqishme që goditi zonën e portit të Marsejës, trageti u përplas me kalatën e portit duke pësuar dëme të mëdha materiale. Fatmirësisht nuk pati humbje në njerëz. Anija 44 307 tonë GWT pësoi një të çarë prej 30 metrash poshtë vijës së peshkimit (waterline). Aksidenti në Marsejë nuk ishte i pari për tragetin “Napoleon Bonaparte”. Në korrik 2008 trageti për shkak të një përplasjeje pësoi një të çarë 10 metra të gjatë. E çara ishte aq e thellë saqë dukeshin edhe autoveturat e braguara në garazhin e veturave.

Pas aksidentit

Pas aksidentit të vitit 2012, trageti me emrin e ndryshuar në “Rhapsody”, meqenëse nuk i ndizeshin motorët, u tërhoq me rimorkiator (me shpejtësi minimale 5-8 nyje) nga Marseja në Napoli. Trageti iu nënshtrua riparimeve të thella në kantierin detar napolitan të “Nouva Meccanica Navale”. Në kantierin napoletan u bë revizionimi i motorëve të anijes si edhe u bënë punime zbukuruese në interierin e anijes (restyling). Të tilla punime ishin të domosdoshme, sepse lokali i mashinës së tragetit për shkak të aksidentit detar ishte mbushur plot me ujë deti, aq shumë i dëmshëm për motorët e anijes.

Më pas trageti u dërgua në dokun e thatë nr. 6 në Xhenova, në pronësi të kompanisë “Genova Dry Docks”, ku ende (deri në datën 15 korrik 2015) po vazhdojnë me punime të ndryshme në skafin por edhe në superstrukturën e anijes. Fillimisht për shkak të dëmeve të shumta anija u mendua të dërgohej për skrap, pasi nuk ishte i sigurtë më udhëtimi me të.

Sot udhëtojnë qindra pasagjerë, problemet nuk kanë të sosur
Askush nuk e di si përfundoi “Raphsody”  e aksidentuar rëndë 2 herë,  si një traget i linjës së udhëtimit të pasagjerëve shqiptarë kryesisht, drejt Italisë.  Madje në 2015-n kryeministri Rama na e prezantoi si një nga tragetet i cili do t’u siguronte pasagjerëve një udhëtim të sigurt dhe komod.

Gjithsesi duhet theksuar se ky incident vonesash dhe avarish nuk është i pari për kompaninë e trageteve GNV.

Ish deputetja Mesila Doda gjatë një udhëtimi me linjën GNV në vitin 2015 rrëfente për këtë eksperiencë si më të shëmtuarën që ka patur ndonjëherë.

“Një nga eksperiencat më të shëmtuara në udhëtime kam pësuar mbrëmë me tragetin e linjës Bari-Durrës tëkompanise së re GNV. Imbarkimi ka filluar rreth orës 3 e 30 të mengjezit dhe jashtë në portin e Barit prisnin qindra gra, burra, fëmijë të mitur e të moshuar”, rrëfen Doda e cila shprehej se pse shqiptarët trajtohen si “qytetarë të dorës së dytë dhe autoritetet heshtin”.

 

Etiketa: Bllokohengnvpasagjeret
Pas

Debati për kufijtë, flet politikani serb: Këmbimi i territoreve është ide e rrezikshme

Para

Ronaldo ‘urdhëron’ blerjen e këtij lojtari që Juventusi të fitojë Chamapions League

Para
Ronaldo ‘urdhëron’ blerjen e këtij lojtari që Juventusi të fitojë Chamapions League

Ronaldo ‘urdhëron’ blerjen e këtij lojtari që Juventusi të fitojë Chamapions League

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha falënderon Peter Beyer, Lordin Jackson dhe Chris LaCivita: Nesër në pushtet do kemi bashkëpunim të ngushtë me presidentin Trump dhe kancelarin Merz

LaCivita apel për zgjedhjet: E gjithë bota po i sheh këto zgjedhje, votoni për të ardhmen tuaj! Zoti e bekoftë Shqipërinë

Reperi Stresi në mitingun e PD: I kam thënë Noizy-t se është në partinë e gabuar, Erion Veliaj po më sheh me shokët e tij

Blendi Gonxhja: Votoni PS! Më 11 maj hapim një epokë të re, atë të Shqipërisë evropiane

PS e Fierit denoncon PD. Po urdhërojnë komisionerët që te mos paraqiten në qendra e votimit në orarin e caktuar

Nis takimi përmbyllës i fushatës elektorale e PD në Tiranë, Sali Berisha shoqërohet nga LaCivita

Mitingu i mbylljes së fushatës, Edi Rama dhe Linda Rama i bashkohen socialistëve në Parkun Olimpik të Tiranës

Pogradec/Përplaset nga automjeti një 73-vjeçare, jashtë rrezikut për jetën

Edi Rama video-mesazh për 11 majin: Më 19:30 me Tiranën dhe për Shqipërinë 2030 në BE!

Faza e parë e “Giro d’Italia 2025” përmbyllet me sukses. Policia e Shtetit, kontribut thelbësor në mbarëvajtjen e aktivitetit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.