Kompania “Gener 2” dhe “Shoqëria “DRAGOBIA ENERGY” kanë dorëzuar një kërkesë padi nëpërmjet të cilës kërkojnë nga Shoqata “TOKA” dhe Znj. Catherine Bohne (Kryetare e Shoqatës) dëmshpërblim në shumën 20,000,000 Lekë si rezulat i prishjes së imazhit të shoqërive paditëse nga deklaratat publike të shoqatës dhe të zonjës rreth realizimit të projektit “Dragobia”, për ndërtimin e hidrocentraleve në Parkun Kombëtar të Luginës së Valbonës.
“Shoqata “Toka” dhe Zj. Bohne në cilësinë e kryetares i gjejnë pretendimet e Paditësve totalisht të pambështetura qoftë në ligj ashtu edhe në prova dhe janë të bindur se kjo është vec një përpjekje për t’i ndaluar ata që të kundërshtojnë ndërtimin e hidrocentraleve në Parkun Kombëtar të Luginës së Valbonës, dhe se ata do të arrijnë t’i rrëzojnë këto pretendime të pabazuara në gjykatë”, shkruajnë në reagimin e tyre Kompania “Gener 2” dhe “Shoqëria “DRAGOBIA ENERGY” . (J.V/Faxweb)