06:49 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Kompanitë e huaja transferuan 291 milionë euro jashtë, rritje 35% në 2017-n

07:34 | 26/03/2018
në Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kompanitë e huaja transferuan 291 milionë euro jashtë, rritje 35% në 2017-n

Kompanitë me kapital të huaj që veprojnë në Shqipëri kanë dërguar gjatë vitit 2017 rreth 291 milionë euro tek mëmat jashtë në formën e transferimit të fitimeve dhe pagesave të interesave për huatë që mund të kenë marrë tek mëmat.

Shifrat janë bërë publike nga Banka e Shqipërisë në bilancin e pagesave. Në krahasim me vitin e mëparshëm, transferimi i fitimeve është rritur me 35%. Ky është niveli më i lartë i këtij treguesi, i arritur që nga viti 2010.

Për periudhën 2008-2010, fitimet e transferuara nga sipërmarrjet e huaja arriti në nivele rekord, që kulmoi në 2009-n, me 402 milionë euro. Kjo ishte një periudhë e artë për dy kompanitë e telefonisë celulare, të cilët në kushtet e një oligopoli u gëzoheshin normave të larta të kthimit në rreth 50%. Në vitin 2009, AMC (sot Telecom Albania) kishte fitime rreth 90 milionë euro, ndërsa Vodafone 35 milionë euro, sipas të dhënave nga bilancet.

Kërkesa e lartë për euro për qëllim të transferimit të fitimeve nga këta operatorë, ishte dhe arsyeja kryesore e forcimit të euros, që kërceu nga 123 lekë në vitin 2008, në rreth 132 lek në 2009-n dhe 138 lekë në 2010-n e më pas arriti në 140 lekë deri në 2015-n.

Më pas, me hyrjen e operatorëve të tjerë në treg, konkurrenca u rrit dhe fitimet e telekomunikacioneve ranë. Në vitin 2013, transferimi i fitimeve arriti në nivelin më të ulët prej 78 milionë eurosh. Ndikim në këtë rënie, krahas operatorëve celularë dhanë edhe bankat, të cilat panë tkurrje të fitimeve si rrjedhojë e rritjes së kredive me probleme, çka i detyroi bankat të hiqnin mënjanë shpenzime për provigjionime në kurriz të fitimeve.

Më pas ato shënuan një zgjerim graduale, ndërsa 2017-a shënoi një rritje të fortë të transferimit të fitimeve jashtë. Ndërsa telekomunikacionet nuk janë më aq fitimprurëse, bankat kanë përmirësuar rezultatin në 2016-2017.Një tjetër kategori që kanë filluar të gjenerojnë fitime relativisht të larta janë dhe koncesionarët, ku aeroporti i Rinasit, psh deklaroi një normë fitimi prej rreth 44% në vitin 2016, apo rreth 18 milionë euro fitime. Aleat është një tjetër koncesionar me normë fitimi gati 40% (8 milionë euro fitime).

Nga renditja e 10 sipërmarrjeve me fitimeve më të larta në vitin 2016, katër prej tyre ishin me kapital të huaj (BKT, Intesa, Tirana Inernational Airport, Spiecapag Albania).

Ndonëse transferimi i fitimeve në vitin 2017 ishte në nivelin më të lartë që nga 2013-a, kërkesa më e lartë e kompanive të huaja për valutë nuk ka ndikuar në forcimin e euros, ashtu siç ndodhte vitet e kaluara, duke qenë një tregues indirekt që oferta e saj është aq e lartë në tregun vendas, saqë nuk preket aq nga transaksioneve të mëdha blerjeje, që dikur e çuan monedhën e përbashkët nga 132 në 140 lekë. Përkundrazi, gjatë vitit 2017, euro u këmbye mesatarisht me 134 lekë, niveli më i ulët që nga viti 2009!/Monitor

Pas

Propozimi për martesë për pak sa i mori jetën Miriam Canit

Para

Deputeti socialist kundër qeverisë: Tarifa për ”Rrugën e Kombit” shumë e lartë, s’më pëlqen aspak

Para
Deputeti socialist kundër qeverisë: Tarifa për ”Rrugën e Kombit” shumë e lartë, s’më pëlqen aspak

Deputeti socialist kundër qeverisë: Tarifa për ''Rrugën e Kombit" shumë e lartë, s'më pëlqen aspak

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump kundër CNN: E quan ‘lajm të rremë’ raportin mbi sulmet në Iran dhe kërkon shkarkimin e gazetares

Zbulohet biseda telefonike mes Trump dhe Netanyahu: Ndërhyrja që shmangu një konflikt të ri në Lindjen e Mesme

Serbia ndalon eksportin e armëve, por fsheh detajet për Izraelin

Rutte: NATO mbetet e përkushtuar për paqen në Kosovë dhe Bosnje

Kosova rrezikon miliona euro nga BE-ja për shkak të bllokadës në Kuvend

Trump kthehet në Uashington pas takimit miqësor me aleatët e NATO-s

Planifikuan sulme ndaj përfaqësuesve të shtetit, tre të arrestuar në Serbi

Përvjetori i shtypjes së protestave në Kenia shënohet me përplasje të reja të përgjakshme

Tensione në Salerno, ndërtuesi italian vret 25-vjeçarin shqiptar gjatë grabitjes

Ministri i Mbrojtjes Pete Hegseth flet për programin bërthamor në Iran: Nëse doni të dini se çfarë ndodhi në Fordow, merrni një lopatë dhe gërmoni thellë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.