06:33 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kompensim 100 % financiar për pronat, ja vendimet e miratuara nga ATP/ Familjet që përfitojnë

10:05 | 30/09/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kompensim 100 % financiar për pronat, ja vendimet e miratuara nga ATP/ Familjet që përfitojnë

Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) ka publikuar emrat e familjeve që do të marrin kompensimin 100 % financiar lidhur me pronat, pasi ka përfunduar shqyrtimi administrativ.

Në një njoftim zyrtar, ATP bën të ditur se ka përfunduar procesin e shqyrtimit administrativ të disa aplikimeve për kompensim 100% financiar, dhe me kërkesë të veçantë, të paraqitura nga subjektet e interesuar, të cilët disponojnë vendime përfundimtare që u kanë njohur të drejtën e kompensimit të pronës.

Sipas ATP, ka përfunduar shqyrtimi administrativ i 11 (njëmbëdhjetë) aplikimeve për kompensim, nga të cilat:

Për 6 (gjashtë) aplikime për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, ATP ka miratuar me vendim pranimin e këtyre kërkesave/aplikimeve, pasi kanë rezultuar të jenë në përputhje të plotë me kriteret e përcaktuara në nenin 17, pika 2, të ligjit nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, të ndryshuar, në Kreun IV të VKM nr. 223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, të ndryshuar.

Fondi financiar, i vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit, që ATP do të shpërndajë në total për subjektet përfitues të 6 (gjashtë) aplikimeve sipas kërkesave të tyre, është në vlerën 19 546 566.8 (nëntëmbëdhjetë milion e pesëqind e dyzet e gjashtë mijë e pesëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë pike tetë) lekë, të cilat do të lëvrohen menjëherë në llogaritë bankare të subjekteve përfitues si këst i pare, ndërsa pjesa tjetër do të lëvrohet me këste çdo fillim viti buxhetor, bazuar në mënyrën e përfitimit të kompensimit, për të cilën kanëaplikuar subjektet.

Njëkohësisht bëjmë me dije se, nga përfundimi i trajtimit të këtyre 6 (gjashtë) aplikimeve për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, Buxhetit të Shtetit i kursehet në total një fond në vlerën 184 209 615.5 (njëqind e tetëdhjetë e katër milion e dyqind e nëntë mijë e gjashtëqind e pesëmbëdhjetë pikë pesë) lekë.

Për 4 (katër) aplikime për kompensim 100% financiar, ATP ka miratuar me vendim pranimin e këtyre kërkesave/aplikimeve, pasi kanë rezultuar të jenë në përputhje të plotë me kriteret e përcaktuara në kërkesat e ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, të ndryshuar, dhe kriteret e përcaktuara në Kreun III, pikat 16/6 gërma “c”, 16/7 dhe 21/1 të VKM nr. 223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, të ndryshuar.

Fondi financiar, i vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit, që ATP do të shpërndajë në total për subjektet përfitues të 4 (katër) aplikimeve sipas kërkesave të tyre, është në vlerën 2 932 166 (dy milion e nëntëqind e tridhjetë e dy mijë e njëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë) lekë, të cilat do të lëvrohen menjëherë në llogaritë bankare të subjekteve përfitues.

Për 1 (një) aplikim ATP ka dalë me vendim për “Përfundimin e procedimit administrativ“ referuar kërkesave të ligjit nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, të ndryshuar dhe VKM nr. 223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, të ndryshuar

Procesi i shqyrtimit administrativ të këtyre kërkesave/aplikimeve, bazohet në nenin 26, pika të ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” të ndryshuar,” si dhe në nenet 90-95 të Kreut të XI të Ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”.

Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton subjektet e interesuara se kësti përkatës për secilin përfitues do të jetë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimit të procedurave të transfertave bankare në ditët në vazhdim.

foto galeri

foto galeri

Etiketa: Atp.pronat
Pas

Vjedhje, kanosje dhe ngacmime seksuale/ Përfundojnë në pranga katër persona në Tiranë

Para

Vangjel Tavo betohet sot si kryebashkiak i Himarës! Mblidhet Këshilli Bashkiak

Para
Vangjel Tavo betohet sot si kryebashkiak i Himarës! Mblidhet Këshilli Bashkiak

Vangjel Tavo betohet sot si kryebashkiak i Himarës! Mblidhet Këshilli Bashkiak

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump vendos tarifë 25% ndaj Indisë dhe paralajmëron taksë shtesë për naftën ruse

Leva diplomatike e Starmer, arsyet që shtynë kryeministrin britanik të njoftojë njohjen e shtetit palestinez

Censi për bujqësinë / 890 mln lekë për realizimin, gjobë kush nuk jep informacione për numrin e bagëtive

Kritikët e Kremlinit akuza Zvicrës për mikpritje të “kriminelëve të luftës” nga Rusia

Shtetet arabe “thyejnë heshtjen”, për herë të parë kërkojnë publikisht që Hamasi të dorëzojë armët dhe pushtetin në Gaza

Kaosi në aeroportet Në Britani, nis fluturimi i disa prej linjave

Aksioni për lirimin e akseve rrugore nga subjektet që rrezikojnë sigurinë rrugore, Zëvendëskryeministrja,Belinda Balluku inspektim në aksin rrugor Kamëz-Laç

Zyrtari izraelit: Vendi ynë mund të aneksojë pjesë të Gazës

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

Kaos në aeroportet e Britanisë së Madhe, pezullohen përkohësisht fluturimet për shkak të një defekti në kontrollin e trafikut ajror

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.