1.5 miliard lekë dhe 47 hektarë tokë janë shpërndarë për pronarët e shpronësuar gjatë rregjimit komunist, njofton Agjensia e Trajtimit të Pronave.
Sipas Agjensisw në zbatim të ligjit për “ Trajtimin e pronës dhe përfundimin e proçesit të kompesimit të pronave” kanë përfituar 153 pronarë dhe janë në shqyrtim pjesa tjetër.
Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, ATP-ja ka shpjeguar të gjitha praktikat që ndjek për kompesimin financiar dhe kthimin e fizik të tokës.
“Shqyrtimi dhe vlerësismi i këtyre aplikimeve është bërë sipas të gjitha kritereve të përcaktuara në ligjin nr133/2015, ‘ Për trajtimit e pronës dhe përfundimin e proçesit të kompesimit të pronave’ dhe VKM-në nr 233, datë 23.03.2016, ‘Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe shpërmbadarjen fondit financiar e fizik përkompesimin e pronave’.”, njofton ATP-ja.
Sipas saj vlera finaciare e fondit të shpërndarë është 976.832.693 lekë. Ndërsa, sipërfaqja e kompesuar e njohur nga vendimet e aplikimeve të shqytuara është: 10 hektarë, e vlerësuar tokë truall dhe 31, 3 hektarë e vlerësuar si tokë buqësore.
“Sipërfaqja e shpërndarë nga fondi i tokës është në dizpozicion të ATP për kompesimin fizik është 47.2 hektarë. Vlera e kompesimit financiar për 118 aplikimeve ëshë 960.980256 lekë, e vlerësuar si tokë truall më sipërfaqe 8.9 hektarësh”, thuhet në njoftim.
Nga rastet e shyrtuara ATP sqaron se 3.3 hektarë tokë buqësore i njeh si sipërfaqe të kompesuar.