Ministria e Bujqësisë kompenson blegtorët në Elbasan, kafshët e të cilëve u dëmtuan pak muaj më parë nga Dermatoza Nodulare.
Gjatë ditës së sotme, në këtë qark u dërguan plot 88 lopët e para për 288 fermerët e dëmtuar, pjesa tjetër do të dërgohet në ditën në vazhdim.
Dhurimi i lopëve u bë përmes një ceremonie, në të cilën ishte i pranishëm edhe edhe ministri Edmond Panarit.
“U konsultuam me specialistët më të mirë për të përzgjedhur rracat, sepse veç kompensimit kokë me kokë, duke ruajtur numrin e popullatës së gjedhëve, ne kështu po përmirësojmë dhe rracat. Të gjithë jemi koshient, që vërtet kafshët e dëmtuara nga Dermatoza, janë një pjesë e ekonomisë familjare. Por, sasia e qumështit që prodhojnë lopët që kemi zgjedhur të shpërndajmë për ju sot, kanë dyfishin e prodhimit të qumështit, krahasuar me ato që kishit. Pra, është një kompensim thuajse një kokë me dy kokë”, tha Panariti.
Në ceremoni morën pjesë edhe deputetja e LSI-së Monika Kryemadhi dhe deputeti socialist, Taulant Balla. (D.D/Shuplaka)