Kryeministri Edi Rama i ndodhur në Agjensinë e Trajtimit të Pronës ka folur për kompensimin financiar të pronave.
Sipas Ramës me pronën është abuzuar shumë dhe reforma e pronës është ndër më komplekset.
”Jemi të gjithë dëshmitarë që Reforma në Drejtësi trumpetohet si një instrument për të goditur zyrtarët e lartë që përzihen në kanalet e korrupsionit por e vërteta është që nëse Reforma në Drejtësi i duhet këtij vendi, A-ja është për t’i dhënë fund padrejësisë kthyer në sistem në tërësi, dhe kur vjen puna për të drejtën e pronës .
Çfarë i kanë bërë gjyqtarët pronës nuk do të mund t’ia bënte asnjë armik i këtij vendi.
Ajo çfarë i kanë bërë gjykatat pronës nuk i’a ka bërë në shekuj asnjë pushtues.
Reforma në ligjin e pronave është një kusht për të pasur një Shqiperi europiane, për njerëzit dhe mbi bazën e ligjit.
Ligji i ri i pronave e shkund nga themelet sistemin e kalbur. Më në fund kemi një afat për t’i mbyllur të gjitha çështjet e pronës. Ka ende shpresë dhe rrugëdalje. -tha Rama.” (M.D/SHUPLAKA)