00:55 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Komplot për të rrëzuar qeverinë?! Gjata: E vërteta e ekspertizës britanike, pse po e përfshin prokuroria Jetmir Olldashin

17:19 | 09/10/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Komplot për të rrëzuar qeverinë?! Gjata: E vërteta e ekspertizës britanike, pse po e përfshin prokuroria Jetmir Olldashin

Avokati Çlirim Gjata e ka ritheksuar qëndrimin e tij se akuza për kallëzim në drejtim të gazetarit Jetmir Olldashi, jo vetëm që nuk qëndron po prokuroria e krimeve të rënda është në shkelje të kompetencave të saj.

I ftuar në studion e lajmeve në Fax News, Gjata u shpreh se Olldashi e ka bërë të qartë se ai nuk ka qenë i pranishëm në momentin kur është kryer regjistrimi audio, dhe se një gazetar nuk mban përsipër vërtetësinë e asaj që thonë denoncuesit.

Sipas Gjatës është e qartë se prokuroria përfshin në këtë çështje Olldashin në mënyrë që të duket sikur lidhja me PD-në është e qartë. Sipas avokatit ndryshe nga sa përpiqet që të thojë me të madhe qeveria, përmes mediave, ekspertiza britanike nuk e mohon mundësinë që zëri në audiopërgjimin e Babales dhe ai i Geron Xhafajt të jetë i njëjtë.

“Prokuroria merret me gazetarin në mënyrë që të bëjë lidhjen me PD-në në mënyrë të qëllimshme. Pse merret prokuroria e krimeve të rënda me një çështje siç është kallëzimi i rremë, për të thënë se ky ishte një komplot për të rrëzuar qeverinë. 

Albert Veliu e ka kërkuar dhe e ka kontaktuar vetë gazetarin, I cili ishte nisur për një tjetër investigim në Vlorë. Gazetari ka bërë  një publikim, dhe jo një kallëzim siç pretendon dhe deklaron prokuroria. Gazetari e ka thënë që ditën e parë që nuk ka qenë aty në ditën kur është kryer përgjimi. Prokuroria duhet të merret me personat e përfshirë dhe jo me gazetarin. 

Prokuroria po tenton që të bëjë një lojë, dhe po fut në këtë mes dhe gazetarin, për ta bërë sa më të besueshme. Prokuroria ka ndërruar dhe orarin se kur Agron Xhafa ka shkuar dhe ka çuar zërin, pa ditur dhe kushtet laboratorike në të cilat është kryer kjo. Kishte pese vite që rrinte në Shqipëri dhe nuk e prekte kush, dhe shkon dhe largohet menjëherë pasi bëhet publik rasti. 

Prokurorët nuk kanë marrë CD-në orgjinale ku ndodhej zëri i Geron Xhafajt, po kanë marrë zërin që është publikuar në media. Laboratori anglez nuk thotë që nuk është zëri i njëjtë, thotë që është i paqartë”, u shpreh Gjata.

(E.K/FAXWEB.AL)

Pas

“U godit nga persona të maskuar”, reagon ish i dashuri i Era Isterfit: Tentuan…

Para

VIDEO/ Pamje të rënda, nëna e nervozuar hedh në shkallë fëmijën dhe e shkelmon

Para
VIDEO/ Pamje të rënda, nëna e nervozuar hedh në shkallë fëmijën dhe e shkelmon

VIDEO/ Pamje të rënda, nëna e nervozuar hedh në shkallë fëmijën dhe e shkelmon

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rinumërimi në Durrës, Kalaja: U premtuan 295 kuti, u hapën vetëm 154

Kryeministri polak Donald Tusk paralajmëron “patrullat qytetare” në kufi: Veprimet janë të paligjshme

Reuters: Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

Merz i kërkon Trumpit rifillimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, në fokus sistemet Patriot

Situata e zjarreve në vend: 14 vatra të raportuara, 10 të shuar dhe 4 ende aktive

Ndërpritet rryma në centralin bërthamor Zaporizhja, Ukraina akuzon Rusinë

Kurti pret deputetë britanikë: Diskutim për mbrojtjen, investimet dhe Procesin e Berlinit

Mbyllet rinumërimi i votave dhe për qarkun e Durrësit

SHBA “kërcënon” BE-në: Tarifa 17% për eksportet bujqësore evropiane

“Rusia ka përdorur gjerësisht armë kimike në Ukrainë”, Holanda bën thirrje për sanksione më të ashpra

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.