Kampionatet europiane janë pushim për momentin dhe skenën e kanë marrë ekipet kombëtare.
Një periudhë qetësie për shumë klube, që do të kenë mundësinë të shfrytëzojnë këtë periudhë për t’u përgatitur më mirë për vazhdimin e sezonit. Por nuk ka paqe për Zhoze Murinjon.
Posti i trajnerit portugez te Mançester Junajtid vazhdon të jetë i lëkundur, por siç citon “The Sun”, është gjetur komplotisti, i cili po tenton t’i fusë “shkopinj nën rrota” Murinjos.
Trajneri ka sugjeruar një teori konspirative, duke pretenduar se Piter Lim po bën të pamundurën për ta shkarkuar nga trajneri i Junajtid. Biznesmeni nga Singapori dëshiron të blejë klubin e “Djajve të Kuq” dhe dëshiron largimin e Murinjos, për ta blerë klubin me një çmim më të lirë.