Kryetari i PD-së Lulzim Basha i është përgjigjur Ramës pasi ky i fundit deklaroi sot se kërkonte dialog dhe kompromis me opozitën.
Basha ka thënë se nuk mund të ketë një kompromis të tillë pasi kryeministri ka zgjedhur aleancën me krimin.
“Edi Rama nuk është bahçevan por përgjegjësi kryesor që nuk hapen negociatat për Shqipërinë, për Serbinë po ndodh diçka e tillë. Kompromiosin ai e ka zgjedhur, e ka me krimin e organizuar. Partinë Socialiste dhe qeverinë e ka vendosur në aleancë me krimin. Theksi mbetet tek zgjedhjet e lira, edhe pse duket diçka përsëritëse. Ky kryeministër është rob I oligarkëve. Nuk ka ardhur me zgjedhje të lira”, thja Basha. (B.H/Shuplaka)