15:46 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Komunikim tejet i varfër në parlament, këta aktorë ia arrijnë qëllimit, largimin e qytetarëve nga mejhanet e tyre”

21:12 | 23/03/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Komunikim tejet i varfër në parlament, këta aktorë ia arrijnë qëllimit, largimin e qytetarëve nga mejhanet e tyre”

Psikologia ligjore Jeta Toçila Shkurti ka ngritur sot shqetësimin për gjuhën e përdorur në parlament. Duke iu referuar retorikës së ashpër, akuzave dhe fyerjeve të shënuar sot në seancën plenare, kryesisht gjatë debatit Nikolla-Blushi-Rama, ajo ngre shqetësimin.

Ajo vë në dukje se gjuha e politikanëve nuk pretendohet të jetë gjuhë e arrirë, megjithatë duhet që të zgjedhur të na përfaqësojnë me deputet. Duke marrë në konsideratë dhe orarin e papërshtatshëm për fjalorin e tyre, ajo shprehet se politikanë të ndryshëm shprehen në mënyra të ndryshme, duke filluar nga ata që mezor artikulojnë e mbushen me frymë deri tek ata që nuk flasin drejpërdrejt.

Reagimi i psikologes:

Supozohet të jetë elita e vendit e të flasë me një gjuhë të zgjedhur. Nuk po pretendoj gjuhën e artikujve shkencorë, dhe as gjuhën e librave më të arrirë. Por, ata, të zgjedhurit e popullit kanë detyrimin të na përfaqësojnë me dinjitet. Unë nuk ndihem e përfaqësuar me një pjesë të madhe të tyre, dhe kjo s’ka lidhje fare as me bindjet apo preferencat e mia politike. Nuk e pranoj dot që në një orar të ndjekur televiziv, bashkë me fëmijët të ekspozohem ndaj një komunikimi tejet të varfër deputetësh apo ministrash. Dikush mund të sugjerojë ndërrimin e kanalit ose fikjen e televizorit. Por unë kam të drejtë dhe dëshirë të informohem për gjthçka ndodh në vend dhe kam nevojë të përligj votën time të hedhur dikur në kuti dhe atë që do të hedh nesër. “Gjuha e politikës është e shëmtuar dhe plot me gabime” ka shkruar George Orëelli në 1949. E tillë mbetet edhe sot në 2017.

Nga ç’dëgjoj e shoh në seancat parlamentare, dalloj gjithfarë deputetësh. Ka që bëhen njësh me sallën ku ndodhen dhe rolin që kanë dhe nuk e ndajnë veten si individ. Ata komunikojnë me kodet e tyre gjuhësore që janë të kuptueshme për ata që janë brenda sistemit dhe jo për të tjerët që gjenden jashtë. 
Ka të tjerë që mezor artikulojnë e mbushen me djersë, të cilët edhe pse mund të kenë një koeficient të mesëm inteligjence, nuk kanë marrë trajnimin e duhur për të folur në publik.
Ka edhe që marrin e lëshojnë të njëjtat fjalë me këdo që replikojnë, sepse nuk kanë patur kohë të mjaftueshme të lexojnë më tepër se librat e detyruar. 
Ka syresh që bëhen lëmsh me gjithçka thonë, sepse për ta politika është e paqartë dhe ende nuk e dinë se kush i solli aty dhe për çfarë janë aty ku janë.

Ka nga ata që tinëzisht shprehen në mënyrë konfuze për shkak të çështjeve politike të ngatërruara e të paqarta dhe që mund të shkaktojnë reagim publik. Janë çështje sensitive, si liria, drejtësia, demokracia, siguria, papunësia, komunizmi, krimi, …
Ka politikanë që flasin në tym, nuk i bien drejtpërdrejtë çështjes sepse nuk duan të bëjnë armiq, e mbajnë mirë me të gjithë. Ata shfaqen miqësore dhe flasin në përgjithësi, duke shpresuar që mesazhi të shkojë tek të gjithë grupet sipas pritshmërive të tyre. 
Ka të tjerë që enkas nuk flasin në mënyrë të drejtpërdrejtë. Ata përdorin retorikën më tepër se llogjikën. Përdorin terminologji të paqartë ambigue, me batuta të dy apo pesë-kuptimta, si një mekanizëm për të përfshirë emocionalisht masën.

Gjithë këto konfuzione verbale që shkaktohen e bëjnë audiencën të dorëzohet e të humbasë vëmendjen. Si rrjedhojë, mundet që padashje, këta aktorët e politikës sonë t’ia arrijnë qëllimit, largimin e qytetarit prej mejhaneve të tyre.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: gjuhaJeta Shkurtiparlamentreagim
Pas

“Edi Rama me paranoja, efekti i vrasësve serialë në zgjedhje”

Para

Ç’i kanë mesazhet me mace politikanët shqiptarë? Përveç Blushit, ja cili s’i ka rezistuar dot

Para
Ç’i kanë mesazhet me mace politikanët shqiptarë? Përveç Blushit, ja cili s’i ka rezistuar dot

Ç'i kanë mesazhet me mace politikanët shqiptarë? Përveç Blushit, ja cili s'i ka rezistuar dot

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rritje e shpenzimeve të mbrojtjes, Starmer pritet të takojë shefin e NATO-s, Rutte

Kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve në Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër, KAS “rrëzon” PD-në

Shqipëri-Serbi, 2500 policë blindojnë Tiranën! Bllokim i plotë nga Blloku, bulevardi te rruga e Elbasanit

Marrëveshja për sigurinë me Ukrainën kalon në Kuvend pa diskutim, asnjë deputet i pranishëm në sallë

Fier/ Përplasi mjetin bujqësor ku mbetën të plagosur tre persona, arrestohet shoferi 28-vjeçar (EMRI)

Pelegrinazhi i Haxhit, sot dita e Arafatit! Miliona vetë kremtojnë datën e shenjtë

Veprim i papritur nga Argjentina, kampionët e Botës do të zhvillojnë një miqësore me… Rusinë

Policia e Shtetit thellon bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar dhe atij ndërkufitar

Pranoi fajësinë, Gjykata në Kosovë dënon Vllajiç me 5 vite burg për spiunazh

Sulmi ndaj bazave ruse, Moska lëshon urdhër arresti për pronarin e kamionëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.