13:54 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Komunikimi Javor, Rama: Ekonomia është rritur me 3.4%, ndryshim si nata me ditën me qeverisjen e kaluar! (VIDEO)

17:17 | 29/01/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Komunikimi Javor, Rama: Ekonomia është rritur me 3.4%, ndryshim si nata me ditën me qeverisjen e kaluar! (VIDEO)

Në komunikimin e javës në Facebook, ish-kryeministri Edi Rama u shpreh se vetëm gjatë vitit të kaluar kemi shënuar një rritje ekonomike prej 3.4 përqind.

Rama i referohet shifrave të publikuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtare (FMN) dhe thotë se kjo rritje ekonomike është si nata me ditën në krahasim me rritjen ekonomike të tre viteve të shkuara.

“Ekonomia shqiptare është në rrugën e financave solide. Reformat e qeverisë janë me rëndësi jetike për rritjen e besimit.Nga një rritje ekonomike nga 0-1 përqind të viteve të shkuara, kemi shkuar në një rritje ekonomike prej 3.4 përqind, gjithmonë sipas FMN-së.

Të dhënat tregojnë se buxheti i 2016-ës ka arritur një balancë pozitive, duke mos rritur borxhin e shtetit, çka ndodh për herë të parë në 20 vjet.

Rritje taksash nuk ka dhe nuk do të ketë. Kush fiton më pak do të vazhdojë të paguajë më pak dhe kush fiton më shumë do të vazhdojë të paguajë më shumë.”, shprehet kryeministri.

Më pas ai shton se pavarësisht se kjo rritje ekonomike është si dita me natën në krahasim me tre vitet e qeverisjes së kaluar, sërish nuk mjafton.

“Jam i ndërgjegjshëm se rritja ekonomike prej 3.4% pavarësisht se është si dita me natën me rritjen ekonomike të tre viteve të shkuara, nuk mjafton për të rritur ndjeshëm ekonominë familjare. Prandaj paralelisht me luftën kundër informalitetit që gjatë këtij viti do të thelloshet shumë fuqishëm do nisim programin 1 milion dollar për ndërtim. Do fusim një volum kapitalesh private për të përmirësuar më shpejt infrastrukturën.”, shprehet Rama. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: ekonomikomunikimi javorrama
Pas

Fotoja që Armina Mevlanit i kujton fëmijërinë

Para

Sulmi i parë i urdhëruar nga Trump u merr jetën 14 terroristëve

Para
Sulmi i parë i urdhëruar nga Trump u merr jetën 14 terroristëve

Sulmi i parë i urdhëruar nga Trump u merr jetën 14 terroristëve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Krimi ndërkombëtar/3 shqiptarë i dorëzohen drejtësisë italiane për drogë dhe armë

Berisha: Sipas OSBE-ODIHR, mediat kryesore të vendit të rreshtuara me qeverinë, po tentojnë të mbulojnë farsën e 11 majit

Kosove, biznesi në protestë/ Kundërshton liberalizimin e tregut të energjisë. Kurti: Koha e barrikadave ka mbaruar

Lufta në Gaza, sulmet izraelite vrasin 13 persona, mes tyre 3 fëmijë

Incidenti në zyrën elektorale te “Ali Demi”, arrestohet 24-vjeçari i shpallur në kërkim

“Shtëpia e barit” në Fier, prokuroria nis hetimet për pronarin dhe punonjësin e OSHEE-së

“Përqafime, shtrëngime duarsh e rrahje shpatullash”/ Socialistët dhe demokratët “urrehen” vetëm në seancë! Jashtë sallës së Kuvendit rigjejnë “dashurinë” (FOTO)

OKB: Sulmet e Rusisë me dronë në Herson të Ukrainës përbëjnë krim lufte

Erdogan: Militantët kurdë po vonojnë integrimin në forcat e armatosura siriane

Tiranë/Arrestohen 4 shtetas të shpallur në kërkim kombëtar(EMRAT)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.