Si cdo fundjavë tashmë, edhe sot kryeministri Edi Rama vijoi me komunkimin javor me qytetarët. Përmes një videoje në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë foli për disa tema, por u ndal kryesisht te ekonomia dhe buxheti i vitit 2017.
Sipas tij, ekonomia do të rritet me 3,3-3,5%.
“Vetëm me këtë buxhet ne spostojmë në një vit 100 milionë dollarë. Kemi postuar 440 milionë dollarë në 4 vjet. Rritje të rrogave për policinë e Shtetit. Mos harroni se na është dashur të shlyejme një mal 720 milionë dollarë borxhe të fshehur mbi tavolinë sa morëm detyrën. Ne mundësuam shmangien e greminës financiare. Sot kemi ekonomi që do të rritet 3.3-3.5 %. Do kemi më shumë zhvillim dhe më shumë mirëqenie. E kishim në fyt lakun e taksës së sheshtë.”, tha Rama.
Kryeministri shtoi se gjatë vitit të ardhshëm do të shtohen barnat e rimbursueshme dhe nga kjo skemë përfitojnë rreth 600 mijë qytetarë.