Sulmi në Londër tronditi jo pak mbarë Perëndimin, ndërkohë që kohë pas kohe dalin detaje të reja. Një nga pyetjet që shtrohet është nëse autori ka vepruar i vetëm apo me persona të tjerë.
‘MailOnline’ ka zbuluar se Khalid Masoon ka komunikuar në WhatsApp më dikë dy minuta para se të kryente sulmin. Ai ka qenë në WhatsApp aktiv për herë të fundit në 14:37, rreth dy minuta para se të nisej me makinën e tij në drejtim të kalimtarëve.
Masood u fut me shpejtësi me makinën e tij tip Hyundai 4X4 në trotuarin e këmbësorëve në urën Westminster dhe më pas vrau me thikë një polic pranë Parlamentit në Londër.
Ai qëllua për vdekje nga policia, ndërsa nga hetimet paraprake rezulton se ishte konvertuar në fenë islame dhe sulmi konsiderohet si vepër e terroristëve. (E.K/SHUPLAKA)