Eksperti i Ekonomisë Enriko Ceko ka qenë i ftuar sot në Fax News, ku ka diskutuar mbi koncensionin e pompave që qeveria shqiptare i ka dhënë kompanisë ‘’Noa Control”.
Ceko tha se ky koncension është tërësisht jo transparent dhe është bërë me një ligj special, ofertë të pakërkuar,duke shpërdoruar në mënyrë të hapur paratë publike të shqiptarëve.
“Ky koncension kërkon transparencë të plotë, nuk është se e mori njëri koncensionin dhe nuk ka problem. Çështja është që ne kemi Kushtetutë dhe e shkelim, kemi ligje që i shkelin, dhe nuk janë qytetarët që e bëjnë këtë.
Në rastin konkret duhet të theksojmë se ligji i koncensioneve ka qenë problematic, para 2006-tës ka qenë një ligj që është atakuar direct nga institucionet ndërkombëtare, po edhe nga qeveri të veçanta siç ishte ajo britanike. Ligji i ri u rishikua tre herë, ndërsa në 2013 u shtua dhe pjesa e PPV-ve, kjo tregon se ne bëjmë ligje të caktuara për tiu shërbyer disa grupeve të interesit.”, u shpreh Ceko.
Më tej ai shpjegoi dhe shkeljet e kryera nga ana e Ministrisë së Financave, që sipas tij ka shkelur ligjin, dhe nuk kontrollon asnjë prej koncensioneve që ka dhënë për kompanitë private.
“Koncensioni i pompave të naftës nis në Tetor të 2018-tës, dhe është kërkuar me procedurë të veçantë, mbasi u shpall fituesi, kompania tjetër ankohet, dhe çështja shkon në Gjykatën Administrative. Gjykata e ka rikthyer për ritenderim në Ministrinë e Financave.
U shkel ligji në rastin e parë, pasi nuk u përfshi cmimi, duke mos zbatuar një nga kriteret kryesore të koncensioneve. Këtu patjetër duhet një transarencë, unë nuk po them që nuk është korruptiv, po për të pasur dyshime mjafton që ne e dimë që Ministria e Financave nuk ka zbatuar ligjin, pasi ajo është përgjegjëse për zhvillimin ekonomik të vendit, dhe për paratë publike të qytetarëve.
Unë nuk di që nga Ministria e Financave të jetë bërë një kontroll lidhur me ecurinë e koncensioneve, edhe pse ato kanë çuar në shifra shumë të larta borxhin publik”, tha më tej eksperti.
Ai deklaroi më tej se kompania që ka fituar koncensionin pritet që të përfitojë në fund të 20 viteve rreth 50 milionë euro, që fare mirë mund të merreshin nga agjensitë shtetërore, që bënin deri tani menaxhimin e pompave të naftës.
“Të gjitha institucionet shtetërore mund të merrnin përsipër edhe pompat e naftës, pa qenë e nevojshme që të jepej drejt një private.
Ne duhet të vëmë në balancë, kush është subjekti që e ofron më mirë produktin ose shërbimin për qytetarët, cila është kostoja, kjo kompani pretendon se do të bëjë një investim prej 600 mijë eurosh, dhe pritet që të marrë mbrapsht në 20 vjet një shifër që shkon deri në 50 milionë euro.
Kush do ta kontrollojë këtë kompani private? Të paktën agjensive shtetërore njëherë në vit iu shkon për audit Këshilli i Lartë i Shtetit, është një vendim special për të favorizuar një person të caktuar.
Qeveria ka rënë dakord që nga data 1 Korrik të mos pranojë më oferta të pakërkuara, është një ligj special. Ne na mungon Gjykata Kushtetuese, dhe pikërisht këto situata e bëjnë urgjente ngritjen e saj, pasi bëhet fjalë për para publike. Për mua Gjykata Administrative merr vendime nul, pasi ligjet mund të merren në shqyrtim vetëm nga Gjykata Kushtetuese”, përfundoi Ceko.
(E.K/Faxweb.al)