Mbrëmjen e djeshme, në ‘Katedralen e Shën Palit’ në Tiranë, Inva Mula ka mbajtur një koncert dedikuar nënës së saj në 85 vjetorin e ditës së lindjes. Gjithçka ka qenë nën drejtimin e dirigjentes Suzana Turku dhe interpretimin e Genc Tukiçit, si dhe ish-studentëve të Nina Mules, si mexosopranoja Irida Dragoti, që ka ardhur enkas nga Roma dhe tenori Klodian Kaçani, i cili ka qenë edhe studenti i fundit i artistes së njohur.
Inva ka mahnitur me interpretimin e saj në skenë. Një nga emocionet më të mëdha ka qenë kënga ‘Ave Maria’dhe pjesë të tjera nga Moxart dhe Puciini. Mallëngjyes ka qenë edhe interpretimi i këngës ‘’Moj vajzë me kaçurela’ një dedikim dashurie krijuar disa vite më parë nga bashkëshorti i Nina Mulës, Avni Mula. Ju tregojmë disa nga momentet e mbrëmjes së djeshme nëpërmjet disa fotosh dhe një video:
https://www.youtube.com/watch?v=XZjlF0kQdZ0