16:39 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Koncesioni i laboratorëve, Kokëdhima: Ka kaluar caqet e talljes me popullin, nxjerr dhjamë nga të varfërit

09:05 | 25/04/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Koncesioni i laboratorëve, Kokëdhima: Ka kaluar caqet e talljes me popullin, nxjerr dhjamë nga të varfërit

Ditën e djeshme një tjetër koncesion me vlerë prej 130 milionë dollarësh është dhënë në fushën e shëndetësisë. Koncesioni i laboratorëve është fituar nga kompania ‘Labopharma’, me aksioner të vetëm Janis Karathano, ortak i Vilma Nushit, i cili është aksioner i vetëm edhe i kompanisë ”Pegasus”, drejtuese e së cilës është Nazife Bello, e ëma e drejtoreshës së Farmaceutikës në Ministrinë e Shëndetësisë, Shpresa Bellos.

Ndërkohë që për këtë ka reaguar dhe kreu i Lëvizjes ‘’ZGJIDHJA’’ Koço Kokëdhima. Ai është shprehur se Rama edhe njëherë tjetër ka shkelur të gjitha caqet e paturpësisë.

REAGIMI I ‘’ZGJIDHJES’’:

Stop koncesionit të ri të analizave shëndetësore Kryeministri i kaloi edhe një herë caqet e paturpësisë dhe të talljes me popullin tonë. Në momentin kur ai kërcënon me burg çdo qytetar që shkon në manifestimet e opozitës, Rama, pa pikën e turpit dhe në mënyrë antiligjore u dhuron miqve të tij një koncesion 100 milionë dollarë për analizat mjekësore të njerëzve më të varfër të këtij vendi.

Unë e denoncoj me rreptësinë më të madhe këtë maskaradë që konsiston të nxjerrësh dhjamë nga shtresat më në nevojë që s’kanë se ku t’i bëjnë analizat veçse në shtet. Edhe në spitale tona shtetërore, aty ku laboratorët e analizave që do mbyllen punësojnë personel mjekësor në shërbim të popullit, kryeministri gjeti mënyrën më të keqe për të bërë para për grupet private të biznesit. Nuk janë vetëm 100 milionë dollarë të popullit që fluturojnë, por janë po ashtu dhe me dhjetëra e qindra gra e burra që punojnë në këta laboratorë publikë që do hidhen në rrugë. Jetët e tyre vlejnë shumë më shumë se fitimet e miqve të Edi Ramës.

ZGJIDHJA i thotë stop këtij mercenari të interesave private. Kjo nuk është e majta për të cilën duam të luftojmë dhe për të cilën unë militoj prej vitesh. Kjo nuk është Partia Socialiste që e ndihmova me gjithë forcën e idealeve të mia që të vinte në pushtet në 2013 për t’u vënë në shërbim të njerëzve dhe jo të organizatave fitimprurëse. Kjo është plaçkitje e vendit.

Nuk kam tjetër fjalë për të karakterizuar koncesionin e ri të dhënë dje, 100 milionë dollarë për analizat jetike shëndetësore të njerëzve. I gjithë buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë nuk i kalon 30 milionë dollarë. Dhe Rama me një të rënë të lapsit i jep mbi trefishin e kësaj shumë vetëm një kompanie private që e ka kapitalin 100 mijë lekë. Në katër vjet mandat, vetëm në fushën e shëndetësisë ky është koncesioni i katërt shumë milionë dollarësh pas atyre të “check up”-it, të hemodializës dhe sterilizimit të pajisjeve mjekësore.

Tani Edi Ramës i ka mbetur që të japë me koncesion vetëm komisionet e qendrave të votimit. Këto koncesione po i pijnë gjakun këtij vendi! Përfitoj nga rasti për t’i siguruar personelet e laboratorëve publikë të analizave mjekësore se lëvizja ZGJIDHJA është dhe do të mbetet totalisht në krah të tyre dhe në mbrojtje të laboratorëve që janë dhe do të mbeten pronë e popullit shqiptar.

Këta laboratorë do të duhej t’i merrnin ato 100 milionë dollarë që kryeministri do t’ua japë miqve të tij. Me këto para duhej të modernizoheshin dhe mirëadministroheshin laboratorët e shtetit. Por kjo qeveri e mbushur me tutkunë nuk është në gjendje dhe nuk di të zhvillojë dhe menaxhojë pronën publike. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: koco kokedhimakokedhimakoncesionetlaboratoret
Pas

Iu bllokua Instagrami dje? Ka një arsye, mësoni ndryshimin më të ri të aplikacionit

Para

Merkel fton “vajzën e parë” në Gjermani, fillimi i një miqësie të bukur?

Para
Merkel fton “vajzën e parë” në Gjermani, fillimi i një miqësie të bukur?

Merkel fton “vajzën e parë” në Gjermani, fillimi i një miqësie të bukur?

Discussion about this post

 



Të Fundit

Goditje e paprecedentë, Izraeli sulmon burgun më të njohur të regjimit iranian

Së shpejti fluturime direkte nga Tirana në SHBA, Rinasi në përgatitje

Goditi makinën e 18-vjeçarit me automjetin e tij disa herë, arrestohet i riu

Kriza në Iran/ Plan për të larguar Ajatollah Khamenein, zyrtarët flasin për fundin e tij

Shqipëria drejt një sistemi pronësie modern europian, miratohet udhërrëfyesi për digjitalizimin e Kadastrës 2025-2028

Ministri Balla takon shqiptarët e suksesshëm në Toskana: Falenderim për promovimin e Shqipërisë

Tragjedi në Shkodër/Gjendet i pajetë 70-vjeçari nga Tirana në lumin Buna

Kuvendi i Shqipërisë prezanton portalin e-Legjislacioni: Spiropali: “Hapim një kapitull të ri për mënyrën se si hartojmë, diskutojmë dhe miratojmë ligjet”

Proda dhe drejtuesi britanik nxisin bashkëpunim të thelluar kundër krimit të organizuar

Hungaria dhe Sllovakia frenojnë paketën e sanksioneve të BE-së ndaj Moskës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.