21:53 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Koncesioni i laboratorëve, zbardhet marrëveshja 130 milionë dollarëshe (DETAJET)

18:42 | 24/12/2016
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha, Veç e Shuplakës
0
Koncesioni i laboratorëve, zbardhet marrëveshja 130 milionë dollarëshe (DETAJET)

Tashmë që është shpallur njoftimi i kontratës për koncesionin 130 milionë dollarë, ”Shuplaka” zbardh detaje nga marrëveshja-tip me kushtet që Ministria e Shëndetësisë kërkon të plotësohen nga kontraktuesi.

Koncesioni do të zgjasë 10 vjet në vlerën 13,005,966,000 lekë të reja (trembëdhjetë miliardë e pesë milionë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë mijë lekë pa TVSH). Po kështu kompania që do fitojë një nga projektet më të mëdha ka të drejtë të marrë në punë punonjësit që i gjykon si të arsyeshëm. Data e fundit kur kompanitë mund të dorëzojnë ofertat e tyre për 18 spitalet është parashikuar 15 shkurti i 2017-ës.

Po si do bëhet vlerësimi? Ministria e Shëndetësisë, me në krye drejtorin e Prokurimeve, Investimeve dhe Koncesioneve Raimond Cimbi kanë parashikuar që pikët të fitohen në këtë mënyrë: 10 pikë për rrjetin laboratorik bashkëqendror (hub and spoke) dhe sistemin e Informacionit Laboratorik dhe Sistemi logjistikës, 15 pikë për planin e Zbatimit të Projektit dhe Riinvestimi, 10 pikë burimet Njerëzore dhe Plani i Trajnimit dhe 15 Pikë Plani i Objekteve dhe Pajisjeve, qasja e mirëmbajtjes dhe strategjia e zëvendësimit gjate afatit te kontratës. 60 pikëshit do t’i shtohet edhe 40-pikëshi i ofertës ekonomike.

Te marrëveshja qeveria ka shkruar e zeza mbi të bardhë disa detaje që vërtet tërheqin vëmendjen siç është parashikimi i ”Forcës Madhore Politike”, e cila nuk ka të bëjë me ”Forcën Madhore Natyrore”-tërmete, fatkeqësi natyrore…por me mbrojtjen e koncesionit në rast të vendimeve politike.

Le të njihemi me detaje me disa nga pikat më të rëndësishme të kësaj marrëveshje që pritet të lidhet me kompaninë, apo bashkimin e kompanive që qeverisë do t’i duket më e volitshme.

”Lokale” është termi që përdoret në marrëveshje dhe që ka të bëjë me pozicionimin e laboratorëve. Siç shihet edhe te dokumentet koncesionari ka të drejtë të përdorë ambjentet ekzistuese laboratorike në spitale. Në marrëveshje përcaktohet raporti i koncesionarit me punonjësit aktualë të laboratorëve, çmimet e analizave dhe afatet e daljes së rezultateve. /Valmora Gogo-SHUPLAKA

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”341″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″] 

Etiketa: koncesionikoncesioni i laboratorevelaboratoremarreveshjaspitalet
Pas

Mavraj kryen vizitat mjekësore, gati zyrtarizimi te Hamburgu

Para

Publikohen gallatat nga parlamenti, Rama: Mos e çaj kokën! (FOTO dhe VIDEO)

Para
Publikohen gallatat nga parlamenti, Rama: Mos e çaj kokën! (FOTO dhe VIDEO)

Publikohen gallatat nga parlamenti, Rama: Mos e çaj kokën! (FOTO dhe VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tarifat doganore, presidenti brazilian i përgjigjet Donald Trump-it: Nuk je perandor i botës

Erdogani akuzon Izraelin: Po përdor pakicën e druzëve për t’u zgjeruar në Siri

Kancelari gjerman: Ukraina do të pajiset me sisteme me rreze të gjatë veprimi

Aksident në Gramsh/ Fuoristrada del nga rruga në afërsi të fshatin Sotirë, tre të plagosur

Ministrat e Kosovës ankohen për gjykatën, hesht kabineti i Kurtit pas vendimit të Supremes që i ndalon të mbajnë detyrën kur janë deputetë

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 10 dhe janë aktive 8

Sllovenia shpall dy ministra izraelitë non grata për rolin në krizën në Gaza

Presidentja Osmani paralajmëron se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese nëse Kuvendi nuk konstituohet në fundjavë

“Bashkëpunim mes SHBA dhe Gjermanisë”/ NATO: Gati armët për Ukrainën

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali në Ankara: Nderim për Atatürkun dhe thellim i bashkëpunimit me Turqinë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.