Ish-zv.ministri Klodian Rrjepaj ishte i pranishëm sot në Komisionin Hetimor për Shëndetësinë. Rrjepaj ka marrë fjalën fillimisht dhe ka kërkuar që hetimi të jetë në përputhje me objektin.
“Kam një koment të shkurtër. Besoj se hetimi duhet të jetë në përputhje me objektin. Të thuash që po hetojmë projektin e sterilizimit nuk është e drejtë. Sterilizmi është një shkurtim gjuhësor është një lejim i objektit të këtij projekti dhe ka ardhur si devijim i këtij projekti. Kur themi sterilizmi të nënkuptojmë një projekt i cili ka objektin e vet dhe ofrimin e veshjeve një përdorimshe, pacientin, shtratin dhe administrim e repartit qëndror të sterilizimit. Sterilizmi është një nën komponentë e komponentes. Më pas vjen kategorizimi në asetet.”-ka thënë ish-zv.ministri Shëndetësisë.
Nga ana tjetër deputeti i PD-së Spaho ka thënë:
“Dakord me atë që projekti është shumë komponentësh, por objekti i hetimit të komisionit nuk është i njëjtë me objektin e hetimit të SPAK. Ne po kryejmë hetim administrativ dhe kjo duhet të jetë e qartë dhe e ndarë.”