Prokurori Edvin Kondili ka paraqitur platformën e tij para KLP- së pasi synon të marrë drejtimin e Prokurorisë së Posaçme dhe u shpreh se e vetmja gjë që mund ta penalizojë në këtë garë është fakti që nuk përmbush kriterin që të ketë qenë drejtues prokurorie.
Edvin Kondili:
Nuk kam pasur pozicion drejtues prokurorie, nuk kisha qenë asnjë herë drejtues. Unë vijoj të shprehem pavarësisht kriterit të vendosur nga këshilli, mos qenia drejtues përgjatë asaj periudhe dhe pse mund të jetë konsiduar nga këshilli si pikë e dobët e konsideroj si pikë të fortë për veten time duke pasur parasysh mënyrën se si caktoheshin e promovoheshin shumica e drejtuesve në një sistem të centralizuar prokurorie, ky është vlerësimi im, ishte direkt preferenca e prokurorit të përgjithshëm sipas perceptimit tim ky, nuk flas për kolegë të ndëruar që mund të kenë ushtruar me përkushtim detyrën në atë kohë.
Pas vitit 2019 e në viim me krijimi ne SPAK me frymë të re, prej muajtit qershor 2020 e aktualisht jam drejtues i seksionit kundër korrupsionit në SPAK.
Uroj që Shqipëria të dalë sa më shpejt nga lista gri e pastrimit të parave. Kam pasur rol aktiv në rektrutimin e hetuesve të BKH.