Presidenti Ilir Meta i ftuar në emisionin ”Open” ka përshendetur Konferencën e Donatorëve. Gjithashtu ai nuk ka nguruar të lërë edhe një koment pozitiv për punën e kryeministrit çka ngjalli habi në publik me këtë deklaratë
”Nuk kam asnjë koment vetëm një duartrokitje për vendet që mbështetën sot Shqipërinë.Të punohet që këto euro të shkojnë për qytetarët në nevojë dhe të mbyllet kjo dramë. Unë mendoj se kjo është një mbështetje ndaj popullit shqiptar dhe Rama e ka për detyrë që këto fonde të shkojnë tek qytetarët. SHBA gjithë fondin e saj e çoi për transparencën.
Nuk më intereson, më intereson se këto ndihma të shkojnë tek qytetarët shqiptarë. Pastaj këto janë për analizë të forcave politikë.Jam gati të duartrokas për kryeministrin dhe qeverinë për çdo punë të mirë që kanë bërë. Aty bënë thirrje për transparencë sepse ato fonde janë për popullin shqiptar, as për Presidentin as për kryeministrin”– tha Meta.
R.G/FAXWEB.AL