06:45 | 01/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Konferenca e Gjashtë e Kryetarëve të Parlamenteve, Spiropali: Dikur Shqipëria ishte ndër vendet më të izoluara në botë, sot kryeson garën për anëtarësim në BE

14:40 | 30/07/2025
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Konferenca e Gjashtë e Kryetarëve të Parlamenteve, Spiropali: Dikur Shqipëria ishte ndër vendet më të izoluara në botë, sot kryeson garën për anëtarësim në BE

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, mori pjesë sot në Konferencën e Gjashtë të Kryetarëve të Parlamenteve “Një botë me trazira: Bashkëpunimi parlamentar dhe multilateralizmi për paqe, drejtësi dhe mirëqënie për të gjithë”, organizuar nga Unioni Ndërparlamentar në Gjenevë.

Gjatë fjalës së saj Spiropali u ndal te angazhimi i Shqipërisë ndaj vlerave të demokracisë.

Kryeparlamentarja theksoi se vendi ynë, i cili pak më shumë se tre dekada më parë ishte ndër vendet më të izoluara në botë, sot kryeson garën për anëtarësim në BE dhe është lider rajonal në Ballkanin Perëndimor.

Spiropali tha se Shqipëria është e hapur ndaj bashkëpunimit ndërkombëtar, dypalësh e shumëpalësh, me qeveri të vendeve aleate dhe fqinje, si dhe me organizata ndërkombëtare.
“Shqipëria është tërësisht e angazhuar ndaj vlerave të demokracisë, pasi e di mirë nga përvoja se paqja dhe drejtësia nuk janë dhurata, por fryt i përpjekjeve të përbashkëta, i mësimeve të nxjerra gjatë shtet-formimit dhe konsolidimit të institucioneve.

Vendi im, i cili pak më shumë se tre dekada më parë ishte ndër vendet më të izoluara në botë, sot kryeson garën për anëtarësim në BE dhe është lider rajonal në Ballkanin Perëndimor. Presidenca Shqiptare e OSBE-së gjatë vitit 2020, si edhe kontributi si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit, dëshmuan qasjen bashkëpunuese dhe paqësore të Shqipërisë në zhvillimet ndërkombëtare.

Aktualisht, Shqipëria është anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut, ku është e angazhuar në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut kudo në botë, duke ngritur zërin kundër çdo padrejtësie dhe abuzimi”, tha gjatë fjalës së saj Spiropali.

Pas

Aksident i rëndë në Borsh, dy të vdekur dhe dy të plagosur

Para

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasve në kërkim, goditjen e veprimtarive kriminale dhe rritjen e sigurisë publike.

Para
Sherr mes dy personave në Korçë, një i plagosur! Arrestohet tjetri

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasve në kërkim, goditjen e veprimtarive kriminale dhe rritjen e sigurisë publike.

 



Të Fundit

Erdogan: Turqia mirëpret hapat e ndërmarrë për njohjen e shtetit palestinez

Pas Francës, Britanisë dhe Kanadasë/ Portugalia shqyrton njohjen e shtetit të Palestinës

Rubio hedh poshtë planet e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Kanadasë për të njohur shtetin palestinez: Pa miratimin e Izraelit s’do të ketë…

Rusia nuk pyet për ultimatumin e Trump-it! Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 mbetën të plagosur

Konispoli shpallet Ansambël Historik!

Trump caktoi 8 gushtin afatin përfundimtar për marrëveshjen e paqes në Ukrainë, SHBA njofton OKB-në: Po përgatisim masa shtesë…

Kosovë, Kurti i përgjigjet akuzave për favore të familjarëve të VV-së: Opozitës ia kemi ndalur pasurimin privat e zhvatjen

Dëmtoi me sende të forta një 42 vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar

Durrës/Rrezikonin të mbyteshin, pasi gomonia e tyre po fundosej për shkak të motit të keq, efektivët e trajnuar të Njësisë Policore Detare, me mjete lundruese, u shkuan në ndihmë 5 shtetasve

Telefonata e Trump ndali luftën mes Tajlandës dhe Kamboxhias

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.