Presidenti Meta ka nisur sot një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, 5 ditë përpara mbajtjes së zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit.
Meta e quajti vendimin e Kolegjit Zgjedhor pas asnjë vlerë juridike.
“Të nderuar qytetarë dhe bashkëatdhetarë, më datë 10 Qershor kam kërkuar shfuqizimin e dekretit për caktimin e datës së zgjedhjeve, dhe anulimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit. Kjo vendimarrje u mor për ti dhënë mundësi palëve për të dialoguar mes tyre, kërkonte që të ndihmonte dhe kryeministrin Rama, që i kishte shkruar 7 letra zotit Basha.
Mirëpo nën udhëheqjen e tij pati një rezolutë në Kuvend që dekreti i presidentit të mos zbatohej, pavarësisht se ai është botuar tashmë në fletoren zyrtare. Ditën e djeshme Kolegji Zgjedhor vendosi që të mos pranonte dorëheqjen e një force politike që kërkonte të mos ishte pjesë e zgjedhjeve imagjinare.
Dekretin e presidentit nuk mund ta gjykojë Kolegji Zgjedhor, pasi ne nuk jemi thërritur as si palë në këtë proces. Vendimi i Kolegjit Zgjedhor ka vetëm një efekt, mbi dy palë, mbi organizatën socialiste në KQZ dhe një partie aleate të tyre”, u shpreh Meta.
Meta u shpreh më tej se vendi ka nevojë për një marrëveshje urgjente ndërsa theksoi se dekreti i dalë prej tij për anullimin e zgjedhjeve është i paprekshëm dhe mbetet në fuqi.
“Është një përpjekje e dëshpëruar për të krijuar propagandqë brenda dhe jashtë vendit por që është një përpjekje e dështuar që nuk prek aspak vendimet e Presidemtit të Republikës. Gjithçka pamë dje ishte diçka e rëndomtë. Organizata socialiste e KQZ kanë ndërmarrë nismën të organizojnë zgjedhjet imagjinare të 30 Qershorit.
Vendimi për pezullimin e zgjedhjeve është marrë në mënyrë Kushtetuese, dhe është në fuqi dhe i zbatueshëm për të gjithë pasi vetëm Gjykata Kushtetuese mund të vendos diçka qërfundimtare. Unë bëj apel mazhorancës që të reflektojë pasi e ka si detyrim edhe ndaj militantëve dhe përkrahësve të saj. Unë mendoj se e vetmja rrugë është vetëm dialogu politik dhe një marrëveshje e qëndrueshme midis palëve në mënyrë urgjente”.
A ka presidenti një plan B? A do të ndërmerrni hapa të tjera në kuadër të dialogut?
Unë mbetem besimplotë se do të ketë reflektim nga të gjitha palët, do të vijoj të jem i qetë dhe i duruar, Presidenti nuk ndëhyn për të penguar zgjedhje partiake, po padyshim që kjo datë ka rënë, nuk ekziston më. Kush do të bëjë zgjedhje partiake është i lirë që ta bëjë. Në Republikën e Shqipërisë ka vetëm një institucion që e vendos datën e zgjedhjeve.
Çfarë mendoni për qëndrimin që kanë mbajtur ambasadorët për zgjidhjen e krizës politike?
Unë nuk hyj te politikanët që flasin në emër të ndërkombëtarëve, dhe as fshihem pas tyre. Unë nuk kam anuluar zgjedhjet në Itali, mos prisni që asnjë ambassador që të thojë këtë që po them unë, edhe sikur zgjedhjet imagjinare të bëhen në 30 Qershor, dhe populli opozitar të dalë në rrugë, fati i negociatave të Shqipërisë futet në një rrugë pa kthim.
A nuk do të ishte më e ndershme që të jepnin dorëheqjen?
Ky institucion nuk është i Ilir Metës, është i Republikës, nga ky institucion do të nisë dhe ringritja e Republikës, bashkë do të jemi këtu deri në 22 Korrik të vitit 2022.
A po merr në konsideratë presidenti shpërndarjen e Kuvendit?
Presidenti do t’i shërbejë gjithmonë mbrojtjes së Republikës, dhe shpresoj që këtë ta bëjnë të gjithë institucionet e tjera.
(E.K/F.GJ/Faxweb.al)