Në drejtimin e kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali u zhvillua sot mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.
Në këtë mbledhje u shqyrtua draftprogrami i punës së Kuvendit për periudhën 10 shkurt-21 mars 2025 dhe u shqyrtua draftkalendari i punimeve të Kuvendit për periudhën 10 shkurt-28 shkurt 2025.
Pas diskutimeve, Konferenca e Kryetarëve nuk arriti dakordësi dhe çështja i kaloi për votim seancës plenare.