Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka mbajtur konferencën e parë për shtyp si kreu i ri i “Shtëpisë së Bardhë”.
Temat kryesore të fjalimit kanë qenë akuzat për lidhje me Rusinë dhe presidentin Vladimir Putin dhe vizioni i Trump për rimëkëmbjen e Shteteve të Bashkuara.
“Dua të falenderoj mediat se i kanë parë me dyshime lajmet e publikuara ndoshta nga shërbimet sekrete, gjë që nëse është e vërtetë është shumë e rëndë”, tha Trump.
Presidenti i ri shtoi se dita e betimit do të jetë një ditë shumë e bukur, ndërsa premtoi se gjatë presidencës së tij do të ringrihet ekonomia amerikane, duke folur për vende të reja pune.
“Do jem prodhuesi më i madh i vendeve të punës, do mbledhim mjekët më të mirë”, shtoi Donald Trump.
Sipas lajmit të publikuar nga mediat ndërkombëtare, Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Sipas raportit, prej pesë vitesh, Kremlini he shërbimet e fshehtë rusë kanë punuar intensivisht për të “kultivuar” kandidatin republikan. Si? Pikësëpari nëpërmjet ofrimit të marëveshjeve shumë fitimprurëse për ndërtime, sidomos në kuadër të veprave që do të realizohen në Rusi në kuadër të Kampionatit Botëror të Futbollit 2018.
Por më e rënda në ato që shkruan raporti, është se rusët e kanë “bërë të tyrin2 presidentin amerikan Donald Trump.
Donald Trump do të bëjë betimin zyrtar më 20 janar, ndërsa ish-presidenti Barack Obama mbajti pak orë më parë fjalimin e lamtumirës. (A.R/SHUPLAKA)
Discussion about this post