Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Tiranë, Presidenti francez Emmanuel Macron ka uruar kryeministrin për fitoren dhe rezultatin e thellë në zgjedhjet e 11 majit.
Ai u shpreh se ky rezultat është një hap i rëndësishëm që do të ndihmojë Shqipërinë të ndiqet axhendën ambicioze për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
“Ju uroj për rizgjedhjen dhe mbështetjen që morët, sepse është ky rezultat që do të na mundësojë të ndjekim axhendën shumë ambicioze për integrimin tuaj në BE,” tha ai.