19:33 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Konferenca e shefave të Shtabit të A-5, ministri Vëngu: Kosova duhet të jetë në këtë tavolinë! Mos biem pre e atyre që duan të na përçajnë

09:45 | 18/09/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Konferenca e shefave të Shtabit të A-5, ministri Vëngu: Kosova duhet të jetë në këtë tavolinë! Mos biem pre e atyre që duan të na përçajnë

Ka nisur sot konferenca e 27-të e Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të Iniciativës SHBA–Karta e Adriatikut (A-5).

Fokusi i kësaj konference janë zhvillimet dhe dinamikat në mjedisin e sigurisë në rajon dhe më gjerë, rritja e shpenzimeve të Mbrojtjes mbi pragun 2% e Produktit të Brendshëm Bruto si një mënyrë për të përmbushur objektivat e kapaciteteve të Aleancës dhe objektivat e planifikimit dhe rishikimit të NATO-s për vendet partnere.

Kjo konferencë po bashkëkryesohet nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH gjeneralmajor Arben Kingji komandanti Suprem i Forcave Aleate në Evropë, njëherazi Komandant i Forcave amerikane në Europë, gjeneral Christopher G. Cavoli.

Pjesëmarrës është edhe ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu, i cili u shpreh se Kosova duhet të jetë pjesë e konferencës dhe vendi i saj është në tavolinën e mbledhur sot.

Ministri Vëngu shtoi se duhet bashkëpunim dhe mosrënie pre e palëve të treta që duan përçarje, ndërsa evidentoi se  NATO dhe BE qëndrojnë si forca të pakrahasueshme dhe roli i tyre në rajon është i pazëvendësueshëm.

Gjeneralmajor Arben Kingji: Misioni ynë nuk mbaron me anëtarësimin në NATO. Morëm përsipër për të kontribuuar në Irak. A5 platformë bashkëpunimi, krijimi i kushteve për bashkimin të Kosovës do të sjellë një vlerë të shtuar për iniciativën dhe bashkëpunimin rajonal.

Gjeneral Christopher G. Cavoli: Jemi të kënaqur që jemi në Tiranë, faleminderit zoti Begaj dhe ministri Vëngu që na lejuat të ishim këtu. Rajoni është një pjesë kritike e Europës. Konferenca, themel dhe punë që të çojmë para për një të ardhme me prosperitet.

Ministri Pirro Vëngu: Mirë se erdhët në Tiranë. Siguria nuk njeh kufi. Duke forcuar ndërveprimin rrisim kapacitetet e mbrojtjes dhe bëjmë që vendet tona të përgjigjen më shpejt në raste agresioni.
E domosdoshme të avancojmë parimet që i ritëm me shumë mund, dhe të mos vetëkënaqemi nga çfarë kemi arritur.
E rëndësishme të mos biem pre e ndërhyrjeve të palëve të treta që duan të na përçajnë, e duhet t’i përgjigjemi me një front të përbashkët. Historia nuk ka qenë bujare me rajonin tonë, por nuk duhet të mbetemi peng të së shkuarës. Kosova e ka vendin në këtë tavolinë. Në një botë që ndërlidhet më shumë është e domosdoshme të punojmë bashkë. NATO dhe BE qëndrojnë si forca të pakrahasueshme.

Etiketa: kosovapirro vengu
Pas

Kapet me 54 kg marijuanë, arrestohet shqiptari në Francë

Para

Begaj: Porto Romano, një tjetër mundësi për NATO-n

Para
Begaj: Porto Romano, një tjetër mundësi për NATO-n

Begaj: Porto Romano, një tjetër mundësi për NATO-n

Discussion about this post

 



Të Fundit

Reshje të dendura shiu në Vlorë, probleme në disa lagje

Qeveria e Ruandës arrin marrëveshjen me Uashingtonin, njofton pranimin e 250 emigrantëve të deportuar nga SHBA

Zelensky zhvillon bisedë telefonike me Trump, lideri ukrainas: E falënderoj për mbështetjen, është plotësisht i informuar për sulmet ruse

SHBA, shpërthimi i sëmundjes së legjionarëve në Nju Jork, dy të vdekur brenda një jave

Publikohet raporti mbi të drejtat e njeriut në Turqi, Ankaraja hedh poshtë rekomandimet nga Greqia dhe Qiproja

“Çdo gjë që bëj, e financoj”, Trump vizitë të papritur në çatinë e Shtëpisë së Bardhë për të inspektuar punimet për sallën e re të banketeve

LAJMI I FUNDIT/ Çështja “Bankers”, Gjykata e Apelit shtyn për nesër vendimin për masat e sigurisë

Aksident i shumëfishtë në autostradën Fier- Lushnjë, disa mjete përplasen mes tyre, 2 të plagosur

Rusia tërhiqet nga traktati për raketat bërthamore me rreze të shkurtër dhe të mesme

Berisha dënon thirrjet antishqiptare në Kumanovë: Nacionalizëm primitiv dhe akt racist kundër shqiptarëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.