Që prej datës 17 shtator, në Cairns, Queensland, Australi, po mbahet Konferenca Ndërkombëtare e Grave Ligjzbatuese.
Policia e Shtetit në këtë konferencë ndërkombëtare përfaqësohet nga Komisare Edlira Teferiçi, N/Komisare Eriona Dibra dhe N/Komisare Enkela Deraj.
Po ashtu, pjesë e delegacionit që përfaqëson Shqipërinë, është edhe Znj. Vjola Mulaj, përfaqësuese e ICITAP, Shqipëri. Dy nga përfaqësueset e delegacionit shqiptar pas aplikimeve përkatëse të bëra, do të kenë prezantime gjatë ditëve në vijim të zhvillimit të konferencës.
Kujtojmë se Konferenca në fjalë do të mbyllë punimet më datë 21 shtator 2017. Pjesëmarrja e përfaqësueseve të Policisë së Shtetit u realizua me mbështetjen financiare të ICITAP, UN ËOMEN Albania dhe të Policisë së Shtetit. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2809″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]