13:43 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Konferenca Ndërkombëtare nanoBallkan 2024, Manastirliu: Projektligji i ri për shkencën hap perspektiva të reja për zhvillimi sipas standardeve europiane

11:55 | 28/10/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Konferenca Ndërkombëtare nanoBallkan 2024, Manastirliu: Projektligji i ri për shkencën hap perspektiva të reja për zhvillimi sipas standardeve europiane

Shqipëria po mirëpret Konferencën Ndërkombëtare nanoBallkan 2024, e cila mbledh së bashku 250 shkencëtarë dhe ekspertë të nivelit të lartë nga e gjithë bota për të prezantuar zhvillimet më të fundit në fushën e nanoshkencës dhe nanoteknologjisë.

Në fjalën e saj, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, pasi përshëndeti organizatorët dhe të pranishmit, duke theksuar rëndësinë e kësaj konference për Shqipërinë u fokusua te mbështetja e qeverisë për zhvillimin e kërkimit shkencor, infrastrukturës laboratorike dhe zgjerimin e bashkëpunimit akademikë, duke përfshirë shkencëtarët shqiptarë në diasporë si një pasuri për zhvillimin e shkencës në vend.

“Këto vite kemi rritur numrin e kërkuesve shkencor, cilët aplikojnë për fondet e projekteve të kërkim zhvillimit shkencor, ku mbi 600 kërkues shkencorë, profesorë të universiteteve tona aplikojnë për fondet e kërkimit shkencor për projekte dhe infrastrukturë të kërkimit. Ne duhet që të avancojmë me mbështetjen për të ecur përpara në ekosistemin e shkencës dhe në shkencën e hapur. Po bëhet rreth një vit që Strategjia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit është miratuar dhe ka filluar zbatimin e saj” – tha Manastirliu.

Duke folur për projektligjin e ri të shkencës, Ministrja Manastirliu u shpreh:

“Jemi në një moment shumë të rëndësishëm të miratimit të ligjit për shkencën dhe kërkimin shkencor, i cili do të hapë perspektiva të reja të zhvillimit të shkencës sipas standardeve të zonës europiane të kërkimit shkencor. Ky ligj krijon mundësinë për një bashkëpunim më të gjerë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar në fushën e shkencës dhe kërkimit shkencor, edhe përtej mureve të universiteteve, duke u shtrirë në struktura të tjera që kanë potencialin të kontribuojnë më shumë në kërkimin shkencor, si industria, parqet teknologjike, qendrat e transferimit të teknologjisë dhe institute të ndryshme, të cilat do të mbështeten dhe financohen nga burime të brendshme dhe fonde ndërkombëtare, duke ngritur standardet që kërkohen që shkenca të përparojë drejt nivele europiane”.

Pas

Salianji dhe Çyrbja në qeli, zëvendësuesit e tyre betohen në Kuvend, Mane dhe Mekaj sot zyrtarisht deputetë

Para

“Kujdesi për të moshuarit, objektivi ynë”, Koçiu: 50% e buxhetit të shëndetësisë shkon për rimbursimin e barnave të tyre

Para
“Kujdesi për të moshuarit, objektivi ynë”, Koçiu: 50% e buxhetit të shëndetësisë shkon për rimbursimin e barnave të tyre

“Kujdesi për të moshuarit, objektivi ynë”, Koçiu: 50% e buxhetit të shëndetësisë shkon për rimbursimin e barnave të tyre

Discussion about this post

 



Të Fundit

Policia Rrugore Tiranë bën bilancin javor: Procedohen 21 shoferë për parkim të gabuar, bllokohen 60 makina

Raporti/ Shqipëria ka pensionet më të ulëta në Europë, shpenzon 10 herë më pak se BE-ja

Aksioni për lirimin e hapësirave në Tiranë, Rama: Vazhdojmë papushim, komentuesit të bëjnë durim

BE pezullon tarifat për SHBA, von der Leyen: Të shmangim provokimet, sa të mbyllet marrëveshja!

Dogji një sipërfaqe toke dhe disa pemë ulliri, identifikohet autori dhe procedohet penalisht

Thirrjet antishqiptare në Maqedoninë e Veriut, reagon Vjosa Osmani: Cenojnë frymën e bashkëjetesës! Shqetësuese mos reagimi i krerëve të lartë në Shkup

“Bujqësia po shkatërrohet nga TVSH 20%”- Tabaku: Duhen politika tatimore që ndihmojnë prodhimin vendas dhe fuqizojnë prodhuesit e vegjël

“Dhoma gazi për shqiptarët”- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut reagon ndaj thirrjeve antishqiptare: Nuk i vura re, por i dënoj!

Berisha vijon akuzat për 11 majin: Ministri i Jashtëm kërcënon vëzhguesit ndërkombëtarë që të ndryshojnë raportin

Frikë për sigurinë dhe hakerat, Britania në dilemë për ambasadën e re kineze në zonën historike të Londrës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.