Në kuadër të konferencës rajonale mbi reformimin e kujdesit ndaj fëmijëve, Kryeministri Edi Rama theksoi angazhimin e Bashkimit Evropian për përmirësimin e kushteve dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Ai nënvizoi se BE synon që të vendosë të drejtat e fëmijëve në fokus të jetës së përditshme, duke siguruar akses të barabartë në shërbimet shëndetësore dhe kushte strehimi të përshtatshme. Rama përmendi gjithashtu rëndësinë e programeve mbrojtëse dhe mbështetjes sociale për fëmijët me aftësi të veçanta.
Sipas tij, ky angazhim është pjesë e një strategjie më të gjerë të Bashkimit Evropian për të ngushtuar hendekun e pasurisë mes fëmijëve dhe për të mundësuar përfshirjen aktive të qeverive dhe organizatave joqeveritare në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe zhvillimit të fëmijëve.
Kryeministri theksoi gjithashtu financimin të veçantë që ka siguruar BE për mbështetje të kësaj pjese vitale të shoqërisë.
Kryeministri Edi Rama: BE synon që të drejtat e fëmijëve t’i vendosë në fokusin e jetës së vet të përditshme. Çdo fëmijë meriton të ketë perspektivë të barabartë me të tjerët. Do sigurohet akses i barabartë në shërbimin shëndetësor, të kenë kushte të përshtatshme strehimi, për të siguruar zhvillimin e programit të mbrojtjes për fëmijët, për të siguruar mbrojtje sociale për fëmijët me aftësi të veçanta. BE kërkon që me anë të masave konkrete, të ngushtohet hendeku në pasuri mes të vegjëlve.
Kjo lidhet edhe me përfshirjen aktive të qeverisë dhe ndërtimin e partneriteteve me organizatat joqeveritare dhe lidhet me rregullimin e infrastrukturës shëndetësore dhe programet mbështetëse për prindërit. Ne në këto drejtime kemi bërë progres të dukshëm. BE ka siguruar një financim të veçantë për fëmijët.