”Nuk ia kam dalë të kem një dialog me Lulzim Bashën! Opozita po krijon krizë artificiale! Opozita është kthyer në qesharake”, ky ka qenë pak a shumë mesazhi i përmbledhur i Edi Ramës sot nga selia e Kryeministrisë së tij në një konferencë urgjente.
FJALA E PLOTË:
”Situatën surreale që ka krijuar PD, duke u përpjekur të minojë themelin e lirisë demokratike, lirinë dhe të drejtën e zgjedhësve për të zgjedhur po ndodh ajo që s’ka ndodhur kurrë në Shqipëri, është opozita surreale dhe jo qeveria që refuzon dialogun.
Ka kaluar Shqipëria kriza, por kurrë ky vend nuk e ka parë një krizë të tillë por kurrë një krizë artificiale.
Në krizat më të rënda, ka qenë opozita rregullisht që ka kërkuar me këmbëngulje dialog dhe qeveria që e ka shmangur dialog dhe që gjërat kanë shkuar deri në ekstrem, por kurrë s’ka ndodhur si më sot që qeveria të ofrojë dialog dhe opozita t’i shmanget si dialli si djalli temjanit kur i thonë.
Personalisht e kam shprehur gatishmërinë time që ditët e para për dialog. Kujtoj këtu gjithë rrugëtimin e reformës në drejtësi apo gjithë rrugëtimin e përpjekjeve për një reformë zgjedhore, si momentet kye të një procesi legjislativ që në këtë mandat ka patur domosdoshmërinë.
Fatkeqësisht nuk ia kam dalë dhe nuk ia kemi dalë pothuajse fare të kemi një dialog për këtë koncept bazë bashkëjete demokratike, sepse anjëherë opozita nuk ka dashur.
Sot e quaj nevojë që të ulemi në tryezë pa kushte, edhe pse kërkesat janë të padëgjuara në 27 vjet pluralizëm dhe të panjohura në demokracinë europiane. Prapësëprapë unë i kam pranuar pa kushte, me media apo media, sipas dëshirës së Lulzim Bashës dhe PD dhe të atyre që janë rreth saj, të ngujuar në çadër.
E kam mobilizuar zyrën time për të komunikuar me zyrën e kryetarit të PD duke kontaktuar për ditë të tëra pa sukses, për të mbështetur një nismë të presidentit të Republikëë, momente kyçe kur ky vend kishte nevojë për paanshëmrinë e tij, por nisma e tij nuk po sjell asnjë suskes për ta bindur Lulzim Bashës të ulet në tryezë edhe pse i është lënë Lulëzimit të diskutojë ç’të dojë në tryezë.
E kam mobilizuar zyrën time për të komunikuar me zyrën e kryetarit të PD duke kontaktuar për ditë të tëra pa sukses, për të mbështetur një nismë të presidentit të Republikëë, momente kyçe kur ky vend kishte nevojë për paanshëmrinë e tij, por nisma e tij nuk po sjell asnjë suskes për ta bindur Lulzim Bashës të ulet në tryezë edhe pse i është lënë Lulëzimit të diskutojë ç’të dojë në tryezë.
Jo vetëm kjo krizë artificiale po bllokon zbatimin e vettingut dhe po bllokon integrimin, por s’më pëlqen aspak që një parti e madhe është bërë qesharake në sytë e botës duke na bërë qesharakë në sytë e botës.
Kjo krizë artificiale rrezikon dhe imazhin e Shipërisë, dekurajon investitorët, godet imazhin dhe ekon e vendit, nxit paligjshmërinë, patjetër frymëzon krimin dhe ushqen edhe fantazinë e atyre që nuk e duan këtë vend, duke krijuar shtigje për një destablizim të mundshëm. Këto shtigje ne do t’i mbyllim medoemos, nuk do tolerojmë asnjë kthim mbrapa.” (V.G/SHUPLAKA)