22:16 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Konferencë të përbashkët me homologun austriak, Xhafaj: Mirëpresim kontributin e BE-së për fluksin e madh të emigrantëve!

17:44 | 13/09/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Konferencë të përbashkët me homologun austriak, Xhafaj: Mirëpresim kontributin e BE-së për fluksin e madh të emigrantëve!

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka marrë pjesë në konferencën e përbashkët të Ministrave të Brendshëm të Ballkanit Perëndimor me BE-në, e organizuar nga Austria, e cila ka presidencën e radhës së BE-së.  Gjatë takimit ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafa pati edhe një konferencë të përbashkët me homologun e tij austriak, Kickl

“Shqipëria mbetet një vend i angazhuar për të kryer rolin që i takon në parandalimin e problematikave aktuale. Flas veçanërisht për ato të lidhura, siç e theksoi me të drejtë z.Ministër, me krimin e organizuar, emigracionin e jashtëligjshëm dhe terrorizmin, të cilat prekin rajonin tonë dhe më gjerë.

Ndaj e gjykojmë të arsyeshme që bashkëpunimi ynë të thellohet dhe ndihma konkrete në këtë drejtim duhet të konkretizohet, duke mos mbetur në kufi të deklaratave retorike, siç e theksova edhe në seancën plenare. Mbetemi të gatshëm për të qenë kontribues aktivë në zgjidhjen e shumë situatave të vështira për kontinentin, ndaj do donim një ndihmë më aktive nga ana e Bashkimit Europian dhe vendeve anëtare të BE, jo vetëm në këshilla, rekomandime, por edhe në një asistencë logjistike dhe teknike shumë më të mirë se deri tani”, u shpreh ministri i Brendshëm austriak gjatë konferencës.

Ndërkaq ministri Xhafaj theksoi se edhe numri i emigrantëve është rritur mbi 5 herë.

“Çështjet që lidhen me emigracionin e paligjshëm janë çështje të rëndësishme për vendin tim.  Ne jemi duke dhënë një kontribut tejet aktiv në këtë aspekt, edhe për shkak të rritjes së lartë të fluksit migrator gjatë këtij viti.

Aktualisht ne kemi një rritje mbi 5 herë krahasuar me vitin e kaluar të numrit të emigrantëve të paligjshëm që kanë hyrë në territorin shqiptar.

Ne jemi duke e përballuar më së miri këtë gjë, kemi diskutuar gjerësisht në vazhdimësi edhe me Ministrin e Brendshëm austriak dhe Brukselin për këtë temë.

Mirëpresim natyrisht edhe të gjithë kontributin e mundshëm të Brukselit, edhe të Austrisë dhe të vendeve të tjera anëtare për të zgjeruar kapacitetet tona teknike në mënyrë që ta përballojmë më së miri këtë fluks migrator në rritje“”, tha Xhafaj.

(J.D/Faxweb.al)

Pas

Arrestohet bashkëpunëtori i “Eskobarit” të Ballkanit në Vlorë (EMRI)

Para

Vendosi bllokimin e pasaportës së Tahirit, KPA zbulon emrat që do të rivlesojnë Tom Ndrecën pas shkarkimit

Para
Vendosi bllokimin e pasaportës së Tahirit, KPA zbulon emrat që do të rivlesojnë Tom Ndrecën pas shkarkimit

Vendosi bllokimin e pasaportës së Tahirit, KPA zbulon emrat që do të rivlesojnë Tom Ndrecën pas shkarkimit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ministri i Jashtëm izraelit: Bota ka detyrim të ndalojë Iranin nga zotërimi i armës bërthamore

Republika Demokratike e Kongos dhe Ruanda nënshkruajnë marrëveshjen e shumëpritur të paqes në Uashington

Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar

Trump flet sërish për Kosovën e Serbinë: Ishin gati për luftë të madhe, unë e ndala!

Zjarr i madh në Peshtan të Fierit, digjen rreth 400 dëngje bari dhe një stallë bagëtish(PAMJET)

Dronët ukrainas shkatërrojnë dy bombardues SU-34 në aeroportin rus

Kosovë, debat për votim të fshehtë/ Kandidatja për kryetare e kuvendit, Haxhiu: Nëse nuk marr 61 vota tërhiqem! Opozita njofton bojkot

Gjermania pezullon për 2 vjet ribashkimin familjar për refugjatët me status mbrojtjeje

124 mjekë të rinj specializantë nënshkruajnë kontratën me MSHMS, Koçiu: Do jeni dëshmitar të transformimeve në QSUNT

Trump kërcënon Iranin: Ju bombardojmë përsëri nëse vazhdoni programin bërthamor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.