Në emisionin “Fol me mua” nga moderatorja Rovena Dilo në Faxnews, ka qenë i ftuar Gjegj Buxhuku, administratori i përgjithshëm i Konfindustrisë.
Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se Konfindustria është një organizim vullnetar i industrive prodhuese të vendit, tashmë po bëhet 18 vite që është themeluar, dhe se ka si funksion ajo.
Buxhuku shpjegoi se Konfindustria grupon dhe perfaqëson vetëm interesat e industrive të prodhimit dhe shërbimeve në vend. Anëtarë të Konfindustrisë janë përfaqesuësit më të rëndesishëm të industrive shqiptare në te gjitha fushat.
“Konfindustria është një organizim vullnetar i industrive prodhuese të vendit, tashmë po bëhet 18 vite që është themeluar, dhe ideja është që kanë nevojë bizneset prodhuese të bëjnë maksimumin për të mbrojtur interesat e tyre. Nuk mund të ketë as punësim dhe as mirëqenie nëse nuk ka industri. Është industria ajo që i krijon këto kushte, dhe të merresh me industrinë ka vështirësitë e veta”, tha Buxhuku.
Më tej, ai u ndal të fliste edhe për një nga funksionet kryesore të saj, siç është lobimi dhe ndërmjetësimi i interesave të bizneseve dhe konsumatorëve, në një rrugë drejt një tregu Evropian, kjo pasi është edhe një nga synimet kryesoret vendit tonë.
“Hyrja e Shqipërisë në bashkimin evropian, është një mjet për sigurimin e mirëqenies, dhe jo politik. Pjesëmarrja në BE ka vështirësitë e veta, dhe ky ishte edhe qëllimi i Konfindustrisë, si një institucion lobimi ne jemi marrë me miratimin e ligjeve që prekin interesin publik. Këto janë ligje në mbrojtje të industrisë dhe konsumatorit shqiptar. Në lotimin që ne bëjmë mbrojmë interesat e konsumatorit, por edhe të bizneseve. Këtu ka një veçori, duke qenë se industria përbën themelin e industrisë, interesat e tyre janë në harmoni me ato të publikut”, vazhdoi ai.
Sakaq, pyetjes se a mund të konsiderohet Shqipëria sikur ka një lloj tradite në prodhim që prej daljes nga komunizmi, Buxhuku iu përgjigjë se:“Shqipëria në izolimin saj të mbyllur, krijoi industritë e veta. Ajo indërtoi një industri shumëdegëshe. Këto industri kishin vlerë në kushtet e mbylljes. Problemi qëndron se sa do të kishin vlerë në kushtet e hapjes së tregut. Ato financoheshin nga shteti dhe prodhonin për tregun e vogël shqiptar. Këtu ka vend shumë për diskutime si për cilësinë e prodhimeve por edhe volumin, Kur tregu u hap u vërej se prodhimi jonë e kishte shumë të vështirë të konkurronte.”